Një banesë private në Tiranë është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti në bombolën e gazit.

 Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën "Artin Basha", dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përditësim...