Një rrjedhje gazi në një banesë ku jetonin dy të moshuar ka marrë flakë gjatë ditës së sotme në Elbasan. Fatmirësisht gjatë kohës që u dëgjua zhurma nga bombola e gazit, një patrullë policie që po monitoronte në zonë e ka dëgjuar dhe ka ndërhyrë menjëherë.
Shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një banesë, ndërsa ndërhyrja në kohë e efektivëve ka shpëtuar jetën e dy të moshuarve që jetonin aty.