Një bombul gazi ka shpërthyer këtë pasdite në katin e tretë të një pallati në Lagjen ‘Beselidhja’ në Lezhë.
Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë një çift të moshuarish, ku nga flaket e gazit ka marre dëmtime Shtjefen Tushi rreth 70 vjeç.
Ai ka qenë duke pjekur kafe në momentin e shpërthimit. Nga burimet bëhet me dije se i moshuari ka marrë lëndime ne duar ne përpjekje për të fikur zjarrin ne banesë.
Tushi u dërgua menjëherë ne spitalin e Lezhës. Fale ndërhyrjes se menjëhershme të zjarrfikësve u be i mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit.
'Rreth orës 19:00, në lagjen "Besëlidhja", Lezhë, në banesën e shtetasit Sh. T. 91 vjeç, ka shpërthyer një bombël gazi (bombël e vogël kafeje), ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta fizike 91-vjeçari, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.'- njofton policia.