VLORË- Ditën e sotme është regjistruar një vatër zjarri në Kodrat e Kuzum Babasë.

Zjarri ka vënë në rrezik banesat aty pranë, por fatmirësisht është arritur që të vihet nën kontroll në kohë. Nga sa raportohet zjarri ka qenë i qëllimshëm, por nuk dihet asgjë për autorin.

Si rrjedhojë e flakëve janë djegur rrënjë ulliri dhe shkurre në zonë.