VIDEO + FOTO/ Merr flakë lokali i Noizyt në Durrës, shkrumbohet totalisht
Lokali i reperit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa vetë stafi i lokalit ‘Zins’, thotë se se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike.
DURRËS- Lokali i reperit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa lokali rezulton në emër të babait të Noizyt, Bashkim Rajkut.
Pas kësaj situate, ka pasur një reagim nga stafi i lokalit ‘Zins’, që ndodhet në lagjen numër 1 në Durrës, një ndër më të frekuentuarat të qytetit bregdetar. ‘Zins’ thotë se shkak i zjarrit është bëjë një shkëndijë elektrike, ndërsa Report Tv ka arritur të sigurojë fotot pas flakës. Në fakt, siç edhe vihet re, flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, aq sa kanë arritur që të shkrumbojnë çdo gjë që ndodhej brenda lokalit.
Duke qenë se është shkrumbuar gjithçka, lokali do të jetë i mbyllur. Në njoftimin zyrtar të policisë, nuk përcaktohet shkaku i zjarrit, ndonëse lokali thotë se ka qenë një shkëndijë elektrike.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se po punojnë për zbardhjen e shkakut të këtij zjarri. Ata akoma nuk kanë artikuluar ndonjë konkluzion lidhur me këtë ngjarje. Por po hetohet për dy pista, zjarrvënie e qëllimshme ose me një zjarr aksidental. Për këtë qëllim hetuesit do të kontaktojnë me pronarin dhe administruesin e lokalit.
Dalin FOTOT/ Si është shkrumbuar totalisht nga flakët lokali i Noziyt
1 / 12
2 / 12
Lokali "Zins" para zjarrit dhe pas
3 / 12
Lokali "Zins" para zjarrit
4 / 12
Lokali "Zins" pas zjarrit
5 / 12
Lokali "Zins" para zjarrit
6 / 12
Lokali "Zins" pas zjarrit
7 / 12
Lokali "Zins" para zjarrit
8 / 12
Lokali "Zins" pas zjarrit
9 / 12
Lokali "Zins" para zjarrit
10 / 12
Lokali "Zins" pas zjarrit
11 / 12
Lokali "Zins" pas zjarrit
12 / 12
Lokali "Zins" pas zjarrit
Lokali i reperit Noziy është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit. Policia ende nuk ka përcaktuar shkaqet, ndërsa vetë stafi i lokalit pretendon se ka qenë një shkëndijë elektrike. Në fakt, siç shihet edhe nga fotot që Report Tv sjell, zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, pasi ka shkrumbuar totalisht çdo gjë brenda lokalit. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se po punojnë për zbardhjen e shkakut të këtij zjarri. Ata akoma nuk kanë artikuluar ndonjë konkluzion lidhur me këtë ngjarje. Por po hetohet për dy pista, zjarrvënie e qëllimshme ose me një zjarr aksidental. Për këtë qëllim hetuesit do të kontaktojnë me pronarin dhe administruesin e lokalit.
e ka bere vete sepse e paguan siguracioni....se kshu esht stil i vjeter ky
Përgjigju
Ceni: 12/06/2023 04:43
Ka dash me nderru modelin
Përgjigju
Iris: 12/06/2023 02:06
Demi mund te kishte qene me i madh sikur te mos ishte lokal xhami.Ato karriget prej derrase,ose kashtore jane dore me nje kur eshte fjala per zjarre,po keshtu dhe jasteket e kolltukeve.Dhe nuk eshte shkendija elektrike,ajo qe shkakton djegien me te madhe ne kete rast,por shkendijat e krijuara nga materialet ne flake qe ngrihen e fluturojne ne ajer per inerci e bien ku te mundin e shkaktojne flake.S.d.q ne foton 4 dhe 6 edhe pse pasojat e zjarrit jane me te vogla,me ben pershtypje se si ka shpetuar parketi,po te ishte prej verteti do te digjej,po te ishte imitacion do te kishte vende-vende shenja shkrirjeje! Shume i paster duket!
Përgjigju
roni: 11/06/2023 21:38
ska gje se ja nderton aleksia prap se ka lek ajo bije ministri
Përgjigju
luan: 14/06/2023 17:04
hahahahahahah aguridhja e nikos qe vdes per rigels rajkun
Per Siguracion: 11/06/2023 15:16
Cfare Lesh Shkendije elekrike?
Cfare do Shkendija elektrike siper karrigeve?
E ka per vete per siguracion.
Përgjigju
Eksperti: 11/06/2023 11:35
Duke shikuar me vëmendje fotot lind dyshimi qe mobiljet te jene ndezur me dashje pasi karriket 1m larg njeri tjetres nuk marrin flake duke mos bere pis as dyshemenë.
Por duke qene AlbaniStan do trajtohet si aksidentale, siguracioni do dëmshpërbleje dhe Noizi do e beje 5 here me te mire e me te madh...
Përgjigju
Fshati: 11/06/2023 11:06
Katastrofe e madhe se na paska qene lokali i NOIZIT.
Te kishte qene i dikujt tjeter s'prish pune.
Përgjigju
O ti: 11/06/2023 10:38
Tani ndihmojeni dhe prishjani falas.
Hapeni vendin, se e mbytën të babziturit
Përgjigju
Xhinsi: 11/06/2023 10:24
Lokal pa leje, ndertuar ne det
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.5%
Vendos filtra
16.5%
Nuk e di
3%
Vota total: 7691
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
e ka bere vete sepse e paguan siguracioni....se kshu esht stil i vjeter ky
PërgjigjuKa dash me nderru modelin
PërgjigjuDemi mund te kishte qene me i madh sikur te mos ishte lokal xhami.Ato karriget prej derrase,ose kashtore jane dore me nje kur eshte fjala per zjarre,po keshtu dhe jasteket e kolltukeve.Dhe nuk eshte shkendija elektrike,ajo qe shkakton djegien me te madhe ne kete rast,por shkendijat e krijuara nga materialet ne flake qe ngrihen e fluturojne ne ajer per inerci e bien ku te mundin e shkaktojne flake.S.d.q ne foton 4 dhe 6 edhe pse pasojat e zjarrit jane me te vogla,me ben pershtypje se si ka shpetuar parketi,po te ishte prej verteti do te digjej,po te ishte imitacion do te kishte vende-vende shenja shkrirjeje! Shume i paster duket!
Përgjigjuska gje se ja nderton aleksia prap se ka lek ajo bije ministri
Përgjigjuhahahahahahah aguridhja e nikos qe vdes per rigels rajkun
Cfare Lesh Shkendije elekrike? Cfare do Shkendija elektrike siper karrigeve? E ka per vete per siguracion.
PërgjigjuDuke shikuar me vëmendje fotot lind dyshimi qe mobiljet te jene ndezur me dashje pasi karriket 1m larg njeri tjetres nuk marrin flake duke mos bere pis as dyshemenë. Por duke qene AlbaniStan do trajtohet si aksidentale, siguracioni do dëmshpërbleje dhe Noizi do e beje 5 here me te mire e me te madh...
PërgjigjuKatastrofe e madhe se na paska qene lokali i NOIZIT. Te kishte qene i dikujt tjeter s'prish pune.
PërgjigjuTani ndihmojeni dhe prishjani falas. Hapeni vendin, se e mbytën të babziturit
PërgjigjuLokal pa leje, ndertuar ne det
Përgjigju