TIRANË - Një makinë ‘Volkswagen Touareg’ ka marrë flakë brenda parkingut të një pallati në rrugën ‘Ndre Mjeda’. Në katin -2 të pallatit kishte shkëndija të flakëve nga automjeti.
Situata u përkeqësua për çështje minuta dhe e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi. Banorët janë frikësuar ndërsa një pjesë kanë dalë nga shtëpitë e tyre pasi nuk po e kuptonin nga po vinte tymi i zi.
Në vendngjarje mbërritën forca zjarrfikëse që bënë të mundur shuarjen e flakëve. Po ashtu e pranishme ishte edhe ambulanca që i dha ndihmën e parë dy grave të panikosura nga tymi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)