Dy zjarre janë shënuar gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit në qarkun e Lezhës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën e Kombit, në kilometrin 34, ku është përfshirë nga flakët një trailer autobot që transportonte karburant. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës të Mirditës, zjarri është vënë nën kontroll në kohë, duke shmangur përhapjen e flakëve dhe pasoja më të rënda, pavarësisht sasisë së madhe të karburantit që transportohej.
Zjarri i dytë është regjistruar rreth orës 01:30, në fshatin Shullaz të Kurbinit, ku flakët kanë përfshirë një objekt biznesi, servis automjetesh, në pronësi të një shtetasi 48-vjeçar. Si pasojë, janë djegur dy automjete dhe një sasi gomash, duke shkaktuar dëme materiale me vlerë të konsiderueshme. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të të dy rasteve.
Një trailer autobot me karburant u përfshi nga flakët në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, teksa ndëryrja në kohë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) e Mirditës, flakët u vunë nën kontroll. Fatmirësisht, drejtuesi i autobotit nuk është lënduar.
“Gjatë mbrëmjes në autostradë, Rrugën e Kombit, km 34 është djegur një trailer autobot me karburant, ku si rezultat i ndërhyrjes në kohë të MZSH Mirdite është arritur të vihet nën kontroll duke mos marrë përmasa me pasoja për shkak te sasise se madhe te karburantit qe transportohej”, thuhet në MZSH e Mirditës.
Komente








