TIRANË- Një makinë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit. Kanë qenë banorët ato që kanë njoftuar policinë, pasi janë shprehur se kanë dëgjuar një shpërthim të madh.
Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shikohet se se flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, teksa në qiell janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi të zeza. Për pasojë janë dëmtuar pjesërisht dhe 2 mjete të tjera të parkuara.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarr, por paraprakisht dyshohet se është aksidentale. Megjithatë, grupi hetimor po heton të gjitha pistat e mundshme.
"Më datë 02.03.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Merdar Shtylla”, si pasojë e një difekti të batërisë, ka marrë flakë mjeti me drejtuese shtetasen E. G., dhe për pasojë janë dëmtuar pjesërisht dhe 2 mjete të tjera të parkuara. Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.