HIMARË- Një mjet tip ‘Benz’ ka marrë flakë në ecje në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, ndërsa ‘Benz’-i, drejtohej nga 25-vjeçarja XH. B., banuese në Tiranë.
Patrulla e Policisë dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike në baterinë e automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.