Një rulot në pronësi të një shtetasi italian ka marrë flakë në ecje e sipër mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

R.Z., 67 vjeç fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime ndërkohë dyshohet se shkak është bërë një defekt në mjet.

Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.