Merr flakë në ecje një fuoristradë tip “Range Rover” në Krujë, pranë Krastës.
Fuoristrada sipas burimeve është në pronësi të shtetasit G.H. dhe paraprakisht mendohet të ketë marrë flakë si pasojë e një defekti në motor.
Në automjet ndodhej një i afërm i pronarit të mjetit kur ka konstatuar tymin që dilte nga motori ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar zjarrfikëset.
Dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme më shumë se gjysma e mjetit është shkrumbuar.
“Range Roveri” i përfshirë në flakë në Fushë-Krujë
Ndërkaq edhe në Durrës ka marrë flakë mjeti tip "Land Rover", në pronësi të një kompanie që jep makina me qira
“Më datë 01.03.2021, në orën 13:00, në Krastë, Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip "Land Rover", në pronësi të një kompanie që jep makina me qira. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit, thotë policia.