Digjet gjatë mesnatës një automjet tip “Mitsubishi Carisma”. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ish-UMB në Fier.
Automjeti me motor Benzin-Gas me targa AA 265 HS ka marrë flakë në ecje e sipër, çka e ka detyruar drejtuesin, Dashnor Hysko, të dal i alarmuar prej tij.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundësuar shurjen e flakëve, ndërsa makina është djegur në pjesën më të madhe të saj.
Nga ana e bluve është parë nga afër situata, ndërsa ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.