Një makinë në lëvizje, është përfshirë nga flakët ditën e sotme, në aksin rrugor Goricë-Korçë.

Sipas informacioneve të Report Tv, mjeti benz ka pësuar një defekt në makinë gjë që ka çuar në shpërthimin e flakëve duke e djegur totalisht atë.

Fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime pasi kanë mundur të dalin në kohë, ndërkohë që zjarrfiksja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.