Një shtëpi e pabanuar ka marrë flakë ditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Në këtë shtëpi jetonin vetëm endacakë. Zjarri është vënë nën kontroll ndërsa vijon puna për përcaktimin e shkaqeve.
“Më datë 01.06.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”, ka rënë zjarr në një banesë dy katëshe të pabanuar. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, thotë policia.
Një banesë dy katëshe në Tiranë, në rrugën “Myslym Shyri”, e pabanuar është shkrumbuar nga flakët. Ndërkohë zjarrfikësit e Tiranës kanë bërë të mundur kontrollin dhe fikjen e vatrave të zjarrit në papafingon e vilës.
Siç shihet edhe nga pamjet, vila është shkrumbuar krejtësisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.