Një banesë përgjatë aksit Elbasan–Peqin është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës, si pasojë e një shkëndije elektrike
Në momentin e rënies së zjarrit, brenda banesës ndodheshin tre anëtarë të një familjeje, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë.
Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një pajisje elektroshtëpiake, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Komente









