TIRANË- Një banesë është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të premte në Tiranë, për pasojë janë lënduar çifti. Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ku kryefamiljari së bashku me bashkëshorten e tij janë asfiksuar nga tymi.
Ato janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet.
“Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.