LEZHË- Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në afërsi të një karburanti në qytetin e Lezhës. Flakët kanë përhapur panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës pasi aludohej për një shpërthim të mundshëm të mjetit.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve dhe parandalimin e ndonjë incidenti të mundshëm.

Komento
Komente

