Një banesë 4-katëshe është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, duke shkaktuar panik te banorët. 

Siç duket edhe pamjet, nga një apartament i godinës, shihen shtëllunga të dendura tymi, të cilat janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën. 

Banorët e godinës kanë dalë menjëherë jashtë, të alarmuar nga situata, ndërkohë që në banesën ku ka rënë zjarr, nuk ka pasur persona brenda.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa priten hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.