FUSHË KRUJË- Në qytetin e Fushë- Krujës lagja e re për banonët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka filluar të marrë formë. Pas vizitës në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet, ku kreu i qeverisë i ka cilësuar si "perfekte". Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka pasur një porosi, që kapakët e kabinave të vogla elektrike të jenë me ngjyra dhe jo gri siç e parashikon projekti.

"Bëjini me disa ngjyra, jo shumë por që të ketë një lloj kombinimi dhe i jep një atmosfere tjetër", ishte porosia e kryeministrit Edi Rama.

Një koment e ka pasur edhe për opozitën që vijon sulmet e saj sa i përket rindërtimit.

"Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara", shkruan Rama.

Lagja e quajtur "Rilindja" shtrihet në 10 hektarë tokë dhe në pak javë nisin themelet për 15 pallate banimi me 100 apartamente, të cilave do t'u bashkëngjiten qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve, zonat e gjelbërta dhe një treg modern për produktet e zonës. Për kreun e qeverisë, kjo lagje e re do të ndryshojë rrënjësisht jetën e banorëve.

"Do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në këtë zonë, në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin deri një vit më parë", përfundon Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
'Thumana qytet i ri', Rama dhe Ahmetaj inspektojnë procesin e rindërtimit: Janë 3 mijë banorë që do të futen në shtëpi të reja!
Pas Fushë- Krujës, kryeministri Edi Rama dhe ministri Arben Ahmetaj ishte në Thumanë, ku vizitoi nga afër banesat që janë në proces rindërtimi. "Sipas standardeve europiane, e them me plot gojën' tha Ahmetaj.

“Infrastruktura është me standard evropiane, e themi pa asnjë droje. Kjo pjesa e Thumanës është krijimi nga e para e një qyteti të ri. Atje do jenë 155 banesa, do jenë më shumë se 700 banorë. Shkolla për të gjithë zonën. Janë 278 apartamente. Janë mbi 3 mijë banorë që do të futen në shtëpitë e reja. Një qytet i ri”, tha Ahmetaj.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook: “Mbreslënëse puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës për banesat individuale, infrastrukturën rrugore, pallatet, shkollën, kopshtin, ambulancën, njësitë e shërbimeve publike si edhe qendrën e re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet”.