Merr fund 'lufta' në Kumanovë  
Vriten 5 policë e 5 të armatosurTë gjitha reagimet

Merr fund 'lufta' në Kumanovë  <br />Vriten 5 policë e 5 të armatosurTë gjitha reagimet
MAQEDONI - Ka përfunduar pas rreth 18 orësh përleshja e armatosur në Kumanovë, ne komunen e banuar teresisht nga shqiptare. Ne oret e vona te mbremjes se te shtunes, ministrja e Brendshme e Maqedonise tha se aksioni perfundoi me 10 te vrarë, 5 police dhe 5 nga grupi i te armatosurve, njeri prej ketyre te fundit u vetevra. Por ministrja nuk dha asnje detaj per te vrare civil. Po ashtu janë arrestuar 26 persona te tjere nga grupi sulmues. Lagjja “Trimat” në Kumanovë u kthye në një betejë të fuqishme mes policisë e një grupi masiv të armatosur rëndë që tmerruan banorët prej orës 05:00 të këtij mëngjesi.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, me ndërmjetësimin e OSBE-së  pas të shtënave me ndërprerje që pati përgjatë gjithë ditës, 26 vete nga grupi i të armatosurve u dorëzuan me flamujt e bardhë, ndersa pjesa tjeter refuzua te dorezohen, pikerisht ne kete moment u realizua edhe nderhyrja finale e forcave speciale.
 
Shqiptaret e lagjes se Trimave u evakuan, ndersa nje pjese e qytetit të Kumanovës eshte në shtetrrethim të plotë nga policia maqedonase, aksion në të cilin u përfshi edhe ushtria. Mediat vendase ishin të parat që dhanë informacione për viktima, por ministrja e Brendshme tha se nuk ka informacione zyrtare per banore te vrare. Sipas mediave, vec policeve dhe grupit sulmues, humben jeten gjithashtu edhe 5 shqiptarë, mes tyre tre të moshuar, një vajzë 8-vjeçare dhe prindi i saj. 
 
Ministria e Brendshme e Maqedonisë në deklaratën e parë zyrtare gjate dites tha se aksioni u ndërmorr për të kapur një grup të armatosur, që sipas autoriteteve maqedonase kishte planifikuar të bënte sulme terroriste ndaj institucioneve shtetërore.

Informacionet ishin marrë fillimisht  në rrugë operative, por më vonë u zbulua se grupi i armatosur kishte hyrë ilegalisht në Maqedoni nga një vend fqinj, pa e specifikuar për cilin shtet bëhet fjalë, dhe se më tej sipas ministrise, u strehuan nga mbështetës të tyre për të përgatitur sulmet e planifikuara terroriste. 

Te vetmit qe kane marre persiper pergjegjesine për goditjen e forcave maqedonase janë Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” 

Analistët vendas hedhin tezat e tyre se kjo ngjarje bëhet për të hequr vëmendjen nga ajo se çfarë po ndodh në politiken e tensionuar të Maqedonisë, pas "bombave" të përgjimeve nga lideri i opozitës Zoran Zaev dhe protestave që shpërthyen kundër qeverisë së Gruevskit.

Ora 22:55 Ministrja e brendshme maqedonase: Nga aksioni mbetën të vrarë 5 policë e 30 të plagosur
Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska në konferencën për media njoftoi për bilancin e përleshjeve të sotme në Kumanovë. Ajo tha se nga radhët e MPB-së kanë mbetur të vrarë 5 police si dhe mbi 30-të të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Jankullovska u shpreh se MPB-ja nuk ka informata për civil të plagosur, ndërsa ka viktima edhe nga ana e grupit te armatosur por nuk e dinë numrin e saktë të tyre. Sipas saj bëhet fjalë për persona nga vendi dhe shtetet fqinje.
ministrja

Ora 22:40 S'ka më të shtëna në Kumanovë
Pas informacioneve se tashmë ka përfunduar përleshja në Kumanovë, kanë nisur të hidhen në rrjetet sociale edhe foto të Kumanovës si qytet i qetë dhe pa të shtëna armësh.
kumanove
(Pamje nga Kumanova pas pushimit të të shtënave)

Ora 22:10 Ja emrat e policëve të vrarë në Kumanovë
Bëhen të ditur emrat e 3 prej 5 policëve të vrarë në konfliktin e sotëm në Kumanovë.
Sasho Samoilovski (32) nga Tetova, Zharko Kuzmanovski (32) nga fshati Bërvenic dhe Nenad Serafimovski (28)nga fshati Zubovc (komuna e Vrapçishtit) janë tre policët identiteti i të cilëve deri më tash bëhet i ditur.
Mediat shkruajnë edhe për dy policë të tjerë të vrarë. Njëri prej tyre është nga Gostivari kurse tjetri nga Shtipi
policet
Në të majt polici i vrarë nga Tetova (Sasho Samoilovski)  kurse në të djatht polici i vrarë nga fshati Zubovc (Nenad Serafimovski)

Ora 22:05 Gjilani ngre shtab humanitar në dispozicion të shqiptarëve
Komuna e Gjilanit është bërë gati për të pritur shqiptarët e Kumanovës të cilët u larguan nga lagjia e "Trimave" pas përleshjes së armatosur që shpërtheu mes policisë e një grupi të cilësuar terrorist. Në komunën e Gjilanit është ngritur një Shtab për të qenë në gadishmëri dhe dispozicion humanitar të shqiptarëve të cilët mund të kenë mbetur të lënduar, por gjithashtu për t'i siguruar atyre strehimin

Ora 21:50 Përfundon aksioni policor në Kumanovë
Mediat maqedonase shkruajnë se ka përfunduar aksioni policor në Kumanovë dhe se për pak do të dalë në një deklaratë për mediat vetë ministri i brendshëm maqedonas. 

Ora 21:30 Asgjesohet grupi i fundit i sulmuesve në Kumanovë
Mediat maqedonase shkruajnë se aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar.
Është asgjësuar edhe grupi i fundit i armatosur i përbërë nga 9 persona, katër prej të cilëve kanë vdekur nga të shtënat me Policinë, njëri prej tyre është vetëvrarë ndërsa katër të tjerë janë dorëzuar në polici.

Ora 20:40 Vuçiç: Nëse na provokoni do të kundërpërgjigjemi, sonte do ketë tubime
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka bërë thirrje të sot në mbrëmje se të gjithë janë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe tha se Serbia do të japë përgjigje të shpejtë, efikase dhe vendimtare, nëse dikush përpiqet që të rrezikojë sigurinë e saj.
 
Vuçiç u tha gazetarëve se qeveria serbe është afër dhe po monitoron ngjarjet në veri të Maqedonisë.
"Serbia do të dijë se si për të mbrojtur territorin e tyre, për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin. Ne jemi të detyruar të dërgojnë trupa shtesë për të ndihmuar në konsolidimin e paqes," - tha Vuçiç.
 
Kryeministri tha se çdo përpjekje për provokim në këtë situatë, në Serbi, do të sjellë reagim me vendosmëri.
Po ashtu kryeministri serb tha se ka informacion se ekzistojnë plane që sonte do të organizohen tubime në juglindje të Kosovës dhe Metohisë.
"Unë dua tu them të gjithëve që të mos abuzojnë me dëshirën e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe mos mendojni se ata mund të rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin tonë, sepse përgjigja e Serbisë do të jetë e shpejtë, vendimtare, e fuqishme dhe efikase, shumë më efikas se çdo tjetër," - tha Vuçiç.
Ndërkohë pas nisjes së përleshjes në Kumanovë, Serbia ka dërguar në kufi forca xhandarmërie për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Ora 20:30 Shumica prej të dorëzuarve janë kosovarë
Sipas mediave maqedonase pjesa më e madhe e të dorëzuarve të armatosur që nisën të shtënat në Kumanovë janë shtetas kosovarë ndërsa pjesa tjetër janë shtetas maqedonas. Deri më tani janë dorëzuar rreth 30 persona ndërkohë që raportohet se në sulm kanë marrë pjesë rreth 70 persona.

Ora 20:10 VIDEO/ Dorëzohen një pjesë e të armatosurve, por ka ende të shtëna
Edhe pse janë dorëzuar disa nga personat e grupit të armatosur, në Kumanovë viojnë ende të dëgjohen të shtëna me armë zjarri. Kjo video bëhet dëshmi e këtij fakti.
 
 
VIDEO ME RE - ora 20:08

VIDEO ME RE - ora 20:08 Nuk janë ndalur krisamat ende në Kumanovë !![ share - shperndaje ] Me te rejat vetem ne Kumanova Sot

Posted by Kumanova Sot on 2015-05-09


 
Ora 19:50
Qytetarët lënë Maqedoninë, i drejtohen kufirit me Serbinë

Pas luftës që shpërtheu mes policisë dhe grupit të armatosur, një pjesë e kumanovarëve kanë lënë vendin dhe i janë drejtuar kufirit të Serbisë, duke dalë jashtë Maqedonisë

kumanove


Ora 19:45 Mediat: Ja polici që u vra gjatë përleshjes së armatosur
Duke cituar burime të sigurta të afërta me zhvillimet në Maqedoni, mediat kosovare shkruajnë se një nga policët që mbeti i vrarë gjatë përleshjes së armatosur në Kumanovë është Sashe Samojlovski.
 
Ndërkaq, merret vesh se numri i përgjithshëm i policëve të vrarë në këtë aksion është katër dhe dy nga ta janë nga fshati Bërvenicë i Tetovës, ndërsa kanë mbetur të plagosur 15 policë tjerë, tre prej tyre kanë marrë plagë të rënda.


sashe kumanove

Ora 19:25
Në lagjen e “Trimave” nuk ka më të shtëna me armë

Korrespondetja e A1 Report në Maqedoni Zërijeta Jajaga konfirmoi për A1 Report se në lagjen e “Trimave” në Kumanovë nuk raportohet për të shtëna me armë. Situata aktualisht paraqitet e qetë, pas dorëzimit të rreth 20 personave nga grupi i armatosur. 

Ora 19:15 Emini për A1 Report: Dorëzohen 20 nga grupi i armatosur
Në një lidhje telefonike për A1 Report analisti maqedonas Emin Azemi, duke cituar burime nga Ministria e Brendshme tha se janë dorëzuar 20 persona të armatosur.

Sipas analistit Azemi, grupi i armatosur i cili dyshohet se përbëhet nga 70 persona, ka arritur në këtë situatë pasi duke qenë se nuk e ka njohur zonën, kanë hasur vështirësi për tu strehuar dhe për t’iu shmangur forcave të shumta të policisë për shkak edhe të rrugicave të ngushta të kësaj lagjeje. Dorëzimi i disa prej anëtarëve të grupit të armatosur mendohet se është bërë edhe nga ndërmjetësimi i përfaqësive të huaja të cilët gjithashtu kanë vëzhguar situatën e rëndë të sigurisë në Kumanovë.


dorezohen



Ora 18:30 Hajdari: “Teatër” i inskenuar nga qeveria e Gruevskit
Në një intervistë të drejtëpërdrejtë për studion e lajmeve të A1 Report, Fejzi Hajdari, botues i  “Gazeta Lajm” është shprehur se ajo që po ndodh në Kumanovë është një “Teatër” i inskenuar nga qeveria e Gruevskit për të shkëputur vëmendjen nga përgjimet që po i bëhen qeverisë.
Jam i bindur se pas këtij aksioni qëndron qeveria e Gruevskit. Është një aksion teatral i kësaj qeverie”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe heshtja e qeverisë maqedonase lidhet pikërisht me faktin që pas këtij aksioni fshihet vetë ajo. 

Ora 18:30 Bushati: Grupet e armatosura të mos identifikohen etnikisht
Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një dalje për mediat ka thënë se ministria jonë dënon çdo akt dhune që po ndodh në Kumanovë dhe se nuk do të mbështesë e madje do të dënojë çdo akt të kësaj dhune. Ministri i Jashtëm shqiptar i ka bërë thirrje autoriteteve fqinje që personat apo grupet e armatosura të mos identifikohen etnikisht.
Bushati tha se pala shqiptare do të nxisë hetimin e plotë të ngjarjes për të nxjerrë në pah realitetin e kësaj ngjarjeje nga pala maqedonase.

"Sot dëshiroj të flas vetëm për këtë datë të shënuar edhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fqinjin tonë Maqedoninë. Vlerësimet e qeverisë shqiptare lidhur me situatën e deritanishme mbi fillimin e një operacioni të gjerë në lagjen e trimave e banuar kryesisht nga shqiptarë janë shqetësuese. Janë lënduar një numër ende i pakonfirmuar personash. Ne nxisim palën maqedonase për hetime të plota për zbardhjen e kësaj çështjeje. Po ashtu bëjmë thirrje që çdo person apo grup i armatosur të mos identifikohet etnikisht,”- tha Bushati.


Ora 18:25 VIDEO/ Mediat: 4 policë të vrarë dhe 5 shqiptarë
Ende asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet maqedonase për viktima apo të plagosur nga sulmi i armatosur në Kumanovë. Janë gazetarët që ndodhen pranë lagjes së “Trimave” dhe që kanë lidhur kontaktet me banorët të cilët raportojnë se përleshja e armatosur dhe grupit që policia e cilëson si terrorist, ka lënë disa të vrarë në radhët e qytetarëve shqiptarë por edhe të policisë. Sipas televizionit Koha, katër polici kanë humbur jetën, dy prej tyre nga fshati Bërvenicë i Tetovës, ndërsa 15 efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur, trej prej tyre me plagë të rënda.
 
Sakaq, 5 banorë shqiptarë të lagjes së “Trimave” kanë mbetur të vrarë nga breshëria e të shtënave me armë, mes tyre edhe një vajzë tetëvjeçare.
Gazeta Express ka publikuar pamje nga spitali ushtarak i Shkupit ku duket transportimi i policëve të lënduar për të marrë mjekim. 


Posted by Kumanova Sot on 2015-05-09
 
 
Largohen nga Lagja e Trimave - Kumanove!

Banoret e frikesuar duke u larguar nga lagja ku eshte zhvilluar nga aksioni policior !!Nje banor shprehet: " O Gruevsi ka me ta ....,jazek ju koft ..."[ share - shperndaje ]

Posted by Kumanova Sot on 2015-05-09


Ora 17:20 UCK merr persiper sulmin ne Kumanove
“Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” kanë marrë përgjegjësinë për goditjen e forcave maqedonase sot në orët e para të mëngjesit

Deklarata e UCK
Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjezit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile.

Veprimi ushtarak është në rrugën e zhvillimit të veprimeve të tjera më të forta e më të ashpra në të ardhmen, edhe më të fuqishme, deri në gjunjëzimin pa kushte të pushtetit kriminal të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Shtabi i aksionit në terren po ndjek me shumë shqetësim veprimtarinë e forcave policore e ushtarake maqedone, të cilët paaftësinë dhe frikën e tyre po e përcjellin mbi banorët e pafajshëm të lagjes shqiptare në Kumanovë. Masakra në lagjen e Trimave, është fytyra e vërtetë qëndrimit fashist, që tregon se sa shumë është bërë pis pushteti politik në IRMJ.

Ne hedhim poshë me përbuzje deklaratën e përfaqësuesit të BDI dhe të kreut të saj Ali Ahmeti, të cilët përballë një situate gjakësore mbi popullsinë civile, në vend që të denoncojnë dhe ta ndalojnë këtë masakër policore, vazhdojnë ti bëjnë thirrje popullit “për qetësi e gjakftohtësi”.

Këta janë pjesë e pushtetit dhe e krimit shtetërore. Denojmë me përbuzje të gjithë ata që në mungesë të informacionit, vazhdojnë të hedhin baltë mbi luftëtarët e lirisë, të cilë janë të vendosur në rrugën e tyre.

Ne i përmbahemi qëndrimeve politike dhe ushtarake të shprehura publikisht në deklaratën Nr. 2, me kërkesat e të cilës, tërheqim vëmendjen për të gjithë njerëzit e ndërshëm brenda folesë krimianle shtetërore, gjithashtu për faktorin ndërkombëtar, për një qëndrim të prerë e të distancuar nga qëllimi kriminal i pushtetit politik për të ushtruar dhunë dhe terror mbi popullsinë shqiptare.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë i vetmi formacion shqiptar në IRMJ, që do ti dalin në mbrojtje popullit dhe do të shfarosin farën e keqe që ka mbirë dhe vazhdon të ushqehet nga krimi.

Nuk ka rëndësi dezinformatat për “të vrarë e të plagosur” nga forcat maqedone. Ato le ti numërojnë Gruevski, Aliu dhe Jankullovska. Ne deklarojmë se do të vazhdojmë të godasim pa mëshirë strukturat policore dhe ushtarake. Çdo ditë që po kalon, kundër parrullave dhe shpifjeve që po përhapen nga të gjithë anët, radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare po shtohen me djem nga të gjithë trojet shqiptare.

Kjo force besnike e idealeve dhe amanetit të dëshmorëve, do të luftojë deri në fund, për një shtet shqiptar kombëtar, të lirë dhe të pastër. Sot jemi më të fortë, e nesër do të jemi akoma më të fortë. Ju bëjmë thirrje njerëzve të ndershëm, ish luftëtarëve të lirisë, intelektualëve patriotë, të distancohen nga shpifjet dhe manipulimet e pushtetit sllavo fashist Gruevski – Ahmeti. Ne jëmi kudo, në mes të popullit, në qytete e katunde dhe do ti dalim për zot të ardhmes tonë.

Rroftë Kombi Shqiptar.

Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Gostivar, 9 maj 2015


Ora 17:00 Ministri i Puneve te Jashtme Ditmir Bushati mban nje konference per mediat ne oren 18:00  cila do te transmetohet Live ne A1 Report.

Ora 16:00 Ivanonv nderpret viziten ne Rusi, no mbledh Keshillin e Sigurise
Situata në Kumanovë të Maqedonisë, ka bërë që presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov të ndërpreresë vizitën në Rusi.

Kjo bëhet e ditur nga kabineti i tij, i cili ka thënë se pas kthimit në vend ai do të thërrasë menjëherë Këshillin e Sigurisë.

Sipas “Alsat”, Presidenti Ivanov, ka njoftuar presidentin Rus, Vladimir Putin, Sekretarin Gjeneral të OKB-së, Ban Ki-Mun dhe disa bashkëbisedues të tjerë me të cilët ka realizuar takime në Moskë, në lidhje me situatën e krijuar në Maqedoni.


Ora 14:25 Ministrja e Brendshme: Aksioni për të kapur një grup terrorist të ardhur nga një vend fqinj!
Ministria e Brendshme e Maqedonisë në deklaratën e parë zyrtare, të zbardhur nga A1 Report, sqaron se aksioni në Kumanovë u ndërmorr për të kapur një grup të armatosur, që sipas autoriteteve maqedonase kishte planifikuar të bënte sulme terroriste ndaj institucioneve shtetërore. Informcaionet ishin marrë fillimisht  në rrugë operative, thotë Ministria maqedonase, por më vonë u zbulua sipas tyre. Se grupi i armatosur kishte hyrë ilegalisht në Maqedoni nga një vend fqinj, pa e specifikuar për cilin shtet bëhet fjalë, dhe se më tej u strehuan nga mbështetës të tyre për të përgatirur për sulmet e planifikuara terroriste. Vlen të theksohet se vendi më i afërt në kufi me Kumanovën është Lugina e Preshevës.

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë të cilën A1 Reprot e siguron, theksohet se aksioni nisi në Kumanovë pasi u zbulua vendndodhja e tyre aktuale. Po sipas kësaj deklarate, grupi i terroristëve është i armatosur rëndë dhe është i trajnuar për luftëra.

Plani i njësive speciale maqedonase për të kapur grupin e armatosur, thotë ministria, nisi në orën 05:00 të mëngjesit, ku aksioni hasi menjëherë në rezistencën e ashpër të terroristëve që sulmuan me armë automatike, granata dhe snajper.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme maqedonase, thuhet se operacioni i policisë mbetet i vështirë për shkak edhe të rrugëve të ngushta të lagjes.


 
 
Posted by Kumanova Sot on Saturday, May 9, 2015


Ora 13:40 Njëri prej të vrarëve në Kumanovë është Fadil FejzullaiNë Kumanovë është mësuar identiteti i personit të parë të vrarë shqiptar
Sipas “Al Jazeera Balkans”, shqiptari i vrarë është ish-komandanti i UÇK-së Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mëngjesin e sotëm. Ky televizion ka bërë të ditur se emri i personit të vrarë është njoftuar nga banorë lokal.
 
Banorët e Kumanovës flasin për disa persona civil shqiptarë të vrarë, por ende nuk ka asgjë zyrtare se sa persona dhe kush janë të vrarët.

kumanove shqiptari

Paraprakisht, mediat në Maqedoni njoftuan se janë vrarë pesë persona, në mesin e të cilëve ka edhe një vajzë 8 vjeçare. Media të tjera
raportojnë se kanë informacione për vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve të tjerë. Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare. 

Ora 13:40 Komunikimi me autoritet zyrtare, i pamundur
Komunikimi i gazetarëve me autoritetet maqedonase për të mësuar atë se çfarë po ndodh në Kumanovë duket i pamundur. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme ka mbyllur telefonin e po ashtu zyrtarë të tjerë që mund të jepnin një pasqyrim të situatës së nxehtë në lagjen ku banojnë shqiptarë. Gazetarja e A1 Report Zërijeta Jajaga thotë se është e pamundur për mediat që të shkojnë pranë zonës së konfliktit të armatosur pasi policia ka rrethuar të gjithë zonën.



Ora 13:25 Dëgjohen sërish disa të shtëna
Sipas raportimit të korrespondentes së A1 Report në Maqedoni, Zërijeta Jajaga në Kumanovë kanë filluar të dëgjohen të sërish disa të shtëna, ndërsa 2-3 shtëpi mbeten sërish në flakë si pasojë e breshërive që u lëshaun në orët e para të mëngjesit. 




kumanove


Posted by Kumanova Sot on Saturday, May 9, 2015


Ora 09:15 Policia mësyn në fshatin Hotël, banorët: Policia na rrahu brutalisht
Njësitet speciale sot në mëngjes kanë kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Hotël të komunës së Likovës. Sipas informacioneve, është kryer një bastisje në shtëpinë e Qenan Isenit dhe se më pas policia është larguar. 

Posted by Kumanova Sot on Saturday, May 9, 2015


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)



×

Lajmi i fundit

PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale

PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale