Merr fund bojkoti, avokatët e Elbasanit dhe të Korçës i kthehen sot zhvillimit të masave të sigurisë

Merr fund bojkoti, avokatët e Elbasanit dhe të Korçës i kthehen sot zhvillimit të masave të sigurisë

Avokatët e Elbasanit dhe të Korçës, janë rikthyer sot në seancat gjyqësore për zhvillimin e masave të sigurisë, pas mbarimit të afatit 10-ditor të bojkotit të tyre kundër hartës së re gjyqësore. Sa i përket seancave të tjera gjyqësore, Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mblidhet të enjten për të vendosur. Për seancat gjyqësore, do të vijojë bojkoti pa afat.

Avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. Lidhur me bojkotin e avokatëve ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.

Report Tv ka mësuar se kjo hartë do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e këshillit të lartë gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 18/07/2022 11:15

    Keto sekseret e pa ngopur qe zhvasin dhe hallexhijte vetem per interesat e tyre protestojne

    Përgjigju
    • Genti: 19/07/2022 16:34

      Seksere jane bere nga disa qe kerkojne me shume se sa meritojne. Tarifat avokatore jane te percaktuara, pse duhet te japesh me shume per nje te drejte qe nuk te takon? Pra i kujt eshte faji I inatit qe ti inatosesh se ke dhene lek per dicka qe nuk te perket

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump