Merr fund bojkoti në fakultete, 5 ditë para protesta se PD studentët e Juridikut dalin nga ngujimi (VIDEO+FOTO)

TIRANË - Pas Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, i cili sot hapi dyert për mësim, edhe Fakulteti Juridik është drejt rikthimit në normalitet. Studentët e drejtësisë, pas dy muajsh bojkot total dhe zaptimin e godinës prej muajit janar, i kanë liruar ambientet pasditen e kësaj të hëne. Lirimi i ambienteve të Fakultetit bën që nga dita e nesërme mësimi të rinisë nga këto auditore, pasi aktualisht po zhvillohet te gjimnazi "Petro Nini Luarasi". 

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e momentit të largimit të studentëve, ndërsa administrata e Fakultetit ka sistemuar në auditore bankat e nxjerra në korridore nga studentët që prej nisjes së ngujimit ditët e para të janarit 2019. 

Ky vendim i studentëve për t'i dhënë fund bojkotit, erdhi pas disa kushteve që i adresuan dekanit Artan Hoxha. Ata kanë kërkuar së pari shtyrjen e sezonit akademik në përputhje me orët e humbura si dhe zëvendësimin e këtyre orëve. Po kështu kanë kërkuar edhe shtyrje të afatit për dorëzimin e dokumenteve për të përfituar bursë dhe përgjysmimin e tarifave dhe mospenalizim të studentëve protestues për shkak të kohëzgjatjes së protestës.

 

Pas dy muajsh protestë dhe bojkot, studentët kanë shprehur vullnetin që gjithçka të kthehet në normalitet. Ndërprerja e protestës dhe ngujimit të tyre bëhet pesë ditë përpara protestës së opozitës. PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare kanë paralajmëruar për një protestë radikale përpara Kryeministrisë. Për të shmangur politizimin dhe përdorimin e kauzës së tyre nga opozita, studentët kanë vendosur t'i japin fund kështu edhe ngujimit të javëve të fundit, duke rikthyer normalitetin dhe rinisur procesin mësimor në auditore prej ditës së nesërme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 12/02/2019 09:45

    Keta,nese vertet jane student, nuk do vepronin ahsper e jo natyrshem keshtu.Nuk do pengonin studentet te vazhdojne leksionet.Keta,nese vertet jane student, duhet te uleshin me autoritetet te cilave do ju shtronin kerkesat,arsyet dhe shkaqet.Do merreshin vesh edhe per afatet e korigjimeve ligjore dhe kushteve te kerkuara.Arrogancen nuk do e shihte opinion, mbylljen me karrige,hekura e mjete jo te natyrshe me nivelin dhe mjediset.Student kujtoni studentet e 1968,1981 e 1997 ne Kosove.Ato ishin demonstrimie portesatuese te nivelit, te natyrshme,njerezore,kombetare dhe te ligjshme.

    Përgjigju
  • Raul: 11/02/2019 20:47

    Ngelsat e leshitdhise dhe militantët e Nafij Dybeku Baxhella plagjiatura Hijena me në fund dolën nga ngujimi, mallkuar qoftë këmbështrembeta,dhembcakallja,sypordha, dhe surratufoja që i nxitën keta mjerane të bllokojnë mesimin

    Përgjigju
    • genti: 11/02/2019 21:52

      i nxori tartia halli thika ne plase dhe askush tjeter mallkur ti o mercenar i ndyre pa dine e iman pa parim dhe pa bese. o servil politik qe vesh partine njef dhe vetem per ate jeton sepse vete je nje zero absolut. per ty raul

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare