Merr fund debati/ E vërteta e Silicon Mix sipas KLSH: Ministria dhe AKU gabuan

Merr fund debati/ E vërteta e Silicon Mix sipas KLSH: Ministria dhe AKU gabuan

Ish-Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi

TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme, disa ditë më parë, kërkoi hetimin e ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, me pretendimin se ka lëshuar në kundërshtim me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit (plehut) Silicon Mix, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme. Në lidhje me këtë pretendim të Prokurorisë dhe debatin që pasoi në publik reagoi Ministria e Bujqësisë, e cila pohoi se insketiticidi Silicon Mix jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike. Ndërkaq, çështja e përdorimit i plehut Silicon Mix ka qenë objekt auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në një raport që disponon Shqiptarja.com për adutimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se AKU-ja dhe Ministria e Bujqësisë kanë gabuar në lidhje me lejimin e shitjes dhe përdorimit të plehut Silicon Mix në Shqipëri.

Sipas KLSH, AKU-ja ka shmangur një analizë të thjeshtë të këtij insekticidi (plehu), i cili fillimisht është bllokuar nga AKU, por më pas është zhbllokuar me ndërhyrjen e ministrisë. “Në procedurat e inspektimit saktësohet se: plehu i përdorimit për bujqësinë “silikon Mix” i pasqyruar në etiketë me emërtimin “EC fertilizier” nuk rezulton në listën tipeve të plehrave “EC fertlizier” të miratuara nga BE, sipas shtojcës nr.1 të VKM 774 dt. 07.11.2012, nuk përmbushen të gjitha kërkesat për etiketimin sipas dispozitave të Ligjit 1039 dt 3.03.20111, si dhe në bazë të Ligjit të inspektimit nr.10433 dt. 16.06.2011 neni 38 pika 1 është marrë mostra për t’u analizuar në QTTB- Fushë Krujë.

Për sa pasqyruar më sipër, në mënyrë të detajuar të ngjarjes lidhur me bllokimin e sasisë prej4600 litra silicon MIX sipas procesverbalit të bllokimit të mbajtur nga Inspektorët nëm20.10.2017 deri në zhbllokimin e tij me 22 Maj 2018, konstatojmë se ka një korrespodencë të gjatë shkresash të institucioneve duke shmangur në mënyrë të drejtpërdrejtë një analizëmrutinë e cila edhe nëse nuk mund të bëhej nga asnjë laborator në vend, mund të kërkohej të kryhej në laboratorët e ISUV-it ose dhe jashtë vendit, kur koha prej 8 muaj është e mjaftueshme për të mare një rezultat”, thuhet në raport.

( Kliko këtu ) për vendimin e plotë të KLSH

Për Ministrinë e Bujqësisë

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se Ministria e Bujqësisë nuk ushtruar kompetencat e saj në përputhje të plotë me ligjin, duke zhbllokuar produktin dhe duke mos vënë para përgjegjësisë AKU-në për mungesën e analizimit të Silicon MIX. “Së dyti, në kapërcim të çdo kompetence ligjore, Ministria nuk duhej të mjaftohej me një shkresë interpretuese evazive në zgjidhje të problemit “Referuar legjislacionit në fuqi për plehrat që përdoren në bimësi rezulton se bllokimi i Silicon MIX nuk është bërë konform legjislacionit në fuqi për importimin dhe vendosjen në treg të plehrave “EC Fertilizers”, pasi kjo kategori nuk i nënshtrohet regjistrimit, sepse është në qarkullim të lirë”.

Kjo shkresë e cila është kuptuar si urdhër për Titullarin e AKU, i cili ka nxituar ta zhbllokojë produktin pa ditur realisht se çfarë produkti po zhbllokon i cili po përdoret në bujqësi, dhe a cenohet sigurinë ushqimore. Ministria nuk ka ushtruar kompetencat e saj në përputhje të plotë me ligjin e organizimit funksionimit dhe kompetencave të saj, me vënien para përgjegjësisë së të dy institucioneve të cilat janë në varësi të Ministrisë, që në zbatim të ushtrimit të kompetencave të tyre ligjore të kryenin analiza Laboratorike të thelluara për të arritur në një konkluzion mbi elementët përbërës të Silikonit mix, mbi rrezikshmërinë e tij, nëse është evidente, shkallën e rrezikut si dhe të bëj publike rezultatet laboratorike, duke garantuar dhe mbrojtur të drejtat themelore si të qytetarëve dhe të Operatorit të biznesit të garantuara nga Kushtetuta e vendit”, thuhet në raport.

Konkluzioni

Në një raport që disponon Shqiptarja.com për adutimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se AKU-ja dhe Ministria e Bujqësisë kanë gabuar në lidhje me lejimin e shitjes dhe përdorimit të plehut Silicon Mix në Shqipëri.

Raporti

“Ministria nuk ka ushtruar kompetencat e saj në përputhje të plotë me ligjin e organizimit funksionimit dhe kompetencave të saj, me vënien para përgjegjësisë së të dy institucioneve të cilat janë në varësi të ministrisë”.

Konkluzionet e plota të KLSH për plehun Silicon Mix

1.      Nga auditimi i praktikave të importeve konstatohet se nga Sektori i Inspektimit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së dhe Drejtoritë Rajonale të AKU-së për Plehun Silicon Mix me emërtimin EC-Fertilizers, bazuar në raportimin e dërguar nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë për muajin Shtator 2017 ka rezultuar se në inspektimin e kryer në subjektin “A.K.”, me aktivitet: Tregtim të plehrave të përdorimit për bimësinë”, është evidentuar një pleh i përdorimit për bimësinë me emërtimin “Silicon MIX” me etiketë jo të plotë si dhe me dokumentacion pjesërisht i rregullt.

2.      Nga ana e DRAKU Durrës është kryer inspektimi në subjektin furnizues, Koordinatorja e DRAKU Durrës me e-mailin e datës 23.10.2017 informon DP të AKU-së për inspektimin e kryer dha masat administrative përkatësisht: gjobë në vlerën 60.000 lekë, bllokimin e sasisë 4600 l të plehut Silicon MIX, nga 6000 litra të importuara, si dhe është mare mostër për analizë zyrtare nga laboratori në QTTB Fushë-Krujë.

3.      Në procedurat e inspektimit saktësohet se: plehu i përdorimit për bujqësinë “silikon Mix” i pasqyruar në etiketë me emërtimin “EC fertilizier” nuk rezulton në listën tipeve të plehrave “EC fertlizier” të miratuara nga BE, sipas shtojcës nr.1 të VKM 774 dt. 07.11.2012, nuk përmbushen të gjitha kërkesat për etiketimin sipas dispozitave të Ligjit 1039 dt 3.03.20111, si dhe në bazë të Ligjit të inspektimit nr.10433 dt. 16.06.2011 neni 38 pika 1 është mare mostra për tu analizuar në QTTB- fushë Krujë.

4.      Për sa pasqyruar më sipër, në mënyrë të detajuar të ngjarjes lidhur me bllokimin e sasisë prej 4600 litra silicon MIX sipas procesverbalit të bllokimit të mbajtur nga Inspektorët në 20.10.2017 deri në zhbllokimin e tij me 22 Maj 2018, konstatojmë se ka një korrespodencë të gjatë shkresash të institucioneve duke shmangur në mënyrë të drejtpërdrejtë një analizë rutinë e cila edhe nëse nuk mund të bëhej nga asnjë laborator në vend, mund të kërkohej të kryhej në laboratorët e ISUV-it ose dhe jashtë vendit, kur koha prej 8 muaj është e mjaftueshme për të mare një rezultat. Së dyti, në kapërcim të çdo kompetence ligjore, Ministria nuk duhej të mjaftohej me një shkresë interpretuese evazive në zgjidhje të problemit “Referuar legjislacionit në fuqi për plehrat që përdoren në bimësi rezulton se bllokimi i Silicon MIX nuk është bërë konform legjislacionit në fuqi për importimin dhe vendosjen në treg të plehrave “EC Fertilizers”, pasi kjo kategori nuk i nënshtrohet regjistrimit, sepse është në qarkullim të lirë”. Kjo shkresë e cila është kuptuar si urdhër për Titullarin e AKU, i cili ka nxituar ta zhbllokojë produktin pa ditur realisht se çfarë produkti po zhbllokon i cili po përdoret në bujqësi, dhe a cenohet sigurinë ushqimore .

5.      Ministria nuk ka ushtruar kompetencat e saj në përputhje të plotë me ligjin e organizimit funksionimit dhe kompetencave të saj , me vënien para përgjegjësisë së të dy institucioneve të cilat janë në varësi të Ministrisë, që në zbatim të ushtrimit të kompetencave të tyre ligjore të kryenin analiza Laboratorike të thelluara për të arritur në një konkluzion mbi elementët përbërës të Silikonit mix, mbi rrezikshmërinë e tij, nëse është evidente, shkallën e rrezikut si dhe të bëj publike rezultatet laboratorike, duke garantuar dhe mbrojtur të drejtat themelore si të qytetarëve dhe të Operatorit të biznesit të garantuara nga Kushtetuta e Vendit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alban: 18/09/2019 15:46

    Kane futur helm ne vend, edhe thone "gabuam". Nuk eshte gabim ai, ai quhet KRIM! C'paskan qene keta ndyresira, keta funderrina qe na drejtojne, o ZOT!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër