Erzeni mbijeton në Superligë. Klubi i futbollit të Shijakut ka fituar 2-1 ndeshjen e play-off kundër Korabit në Niko Dovana.
Shijakasit e nisën mjaft mirë duke realizuar që në minutën e katërt, por dibranët barazuan pa kaluar shumë. 90 minutat u mbyllën me shifrat 1-1, ndërsa golin vendimtar e reaizoi Mehmeti.
Falë kësaj fitoreje Erzeni do luajë edhe vitin tjetër në Superligë, ndërsa këtë sezon e mbyllën në vendin e tetë.
Komento