Izet Shulku, dibrani që në qytet njihet si “Tarzani i Dibrës”, është përballur së fundmi me një arushë gjatë një prej ngjitjeve të tij në malin e Korabit.

Shulku, i cili prej vitesh tërheq vëmendjen me pasionin për malin dhe sfidimin e temperaturave ekstreme, ka publikuar edhe pamjet e momentit. Në video shihet arusha që fillimisht afrohet me kuriozitet drejt tij, ndërsa më pas largohet me shpejtës sapo trembet nga e qeshura e alpinistit.

Takimi i pazakontë ka ndodhur në një zonë të thellë malore të Korabit, aty ku “Tarzani i Dibrës” zhvillon shpesh ekspeditat e tij në natyrë.