Merr fund epoka e shtëpive me qira ekonomike! Agjentë imobilarë: Janë në rritje, mbi 300 euro! Studente: Mezi e gjeta, e paguaj dhe verës

Të gjesh një shtëpi me qira ekonomike në Tiranë nuk është aq e thjeshtë. Megi Stambollxhiu e ardhur nga Elbasani për studime në Tiranë, tregon përvojën e saj të veshtirë. Kaloi në stres duke kërkuar një shtëpi me kosto të përballueshme.

“Periudha më e vështirë dhe stresuese ka qenë vjet kur doja të vija në Tiranë kur kërkoja shtëpi në qira  dhe shikoja gjatë gjithë kohës lajmërime online dhe ishin të gjitha me 250 ose 300 euro e sipër dhe ishte e tmerrshme për një familje shqiptare të ndihmoj fëmijën ndërkohë që vetëm qiraja është me euro, imagjino shpenzimet e tjera".

Megi na tregon se nuk mundi të largohej në Elbasan, edhe kur e mbylli vitin e parë të studimeve. Ajo po jeton këtu, ka gjetur një punë dhe i duhet të mos leviz nga shtëpia për shkak të frikës së rritjes së qirave.

“Jo nuk mendoj se do e ndryshoj më shtëpinë. Aktualisht jam në zonën e Ali Demit dhe nuk besoj ta ndryshoj gjatë periudhës kur të filloj shkolla.Këto dy muajt janë më të zjarrtë të rritjes së çmimeve të qirave.”

Për Dritan Ballgjinin agjentin imobilar çmimet e apartamenteve me qira mund të vazhdojnë të rriten.

“Nuk besoj që çmimet e qirave do të kenë stabilizim lidhur dhe me kërkesèn që pritet të ketë në vijim.”

Kërkesat më të shumta këtë periudhë vijnë nga studentët. Por në kushtet dhe çmimet që ofron tregu një student me të ardhura mesatare do ti duhet të gjej të tjerë student për tu strehuar bashkë në periferi të Tiranës. Në të kundërt nuk ka ndonjë zgjidhje.

“Patjetër që studentët duhet të grupohen, por le të themi që periferitë do të jenë streha e tyre e re pra ata që kanë të ardhura mesatare kurse ata që kanë të ardhura të larta pastaj do zgjedhin një zone qëndrore brenda unazës për të jetuar. Një apartament brenda unazës së vogël për 3-4 persona nuk mund të flasim më me lekë, flasim me euro. Ataqë kanë një struktur1% të mire i gjen 300-350 euro.”

Andiola Mataj është nuk është studente, por familjare me 2 fëmijë. Një rrogë e familjes së saj, shkon për të paguar qiranë.

“E thënë shkurt, bukur, pastër, pa gabime, 300 euro është shtëpia me qira ,300 mijë lekë nuk është rroga e një shqiptari.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonymous: 12/08/2022 20:09

    300 euro shtepi? Flisni kot. 25mije lek te reja ne zona periferike 2+1 te mobiluara mire ka sa te duash, por ju kerkoni zona te shtrenjta edhe pse smundeni ti perballoni, pastaj ankoheni per cmime. Mos te flasim qe qiraxhinjte i shkaterrojne pronat.

    Përgjigju
  • Petrit: 12/08/2022 12:23

    Muhabet koti, qerate jane te larta sepse njerezit jane te gatshem dhe kane mundesi qe t`i paguajne ato. Pastaj ajo zonja qe thote qe rrogat Shqiptare jane 300 mije leke , kot ankoheni per rrogat, nese u duken te vogla (e kush doli i kenaqur me pagen),rruget e botes jane te hapura.Leviz dhe gjej me mire, ANKESAT, ASGJE TE MIRE NUK KANE SJELLUR KURRE, VETEM NEGATIVITET PER TE CILIN NUK KEMI NEVOJE ASPAK.

    Përgjigju
  • Lire: 12/08/2022 08:49

    Po si qenka shtrenjte nje shtepi 2+1 per 300 euro? Ajo shtepi eshte blere mbi 100 mije euro. Per sa vjet i nxjer ajo parate e veta? Po shkoni ne zvicer apo gjermani e skandinavi,ku vetem nje dhome do ju kushtoje mbi 800 euro. Shtepi me qera mer ai qe ka para per ta paguar ate. Ai qe eshte shtrenguar rri ne konvikt, sic kemi ber te gjithe me pare. Ne shqiperi qeraja nuk justifikon investimin e bere.

    Përgjigju
  • Iris: 12/08/2022 02:17

    Ne U.S shumica e studenteve qe nuk jetojne ne campuse,marrin shtepi me qera ne grup,se nuk i dilet vetem.S.d.q. kete situate me qerate ne Tirane e keni //dhurate// pjeserisht nga matrapazet e pangopur te tregut te pasurive te patundeshme,pjeserisht nga Lali Eri qe importoi nga Amerika konceptin e /GENTRIFIKIMIT/duke nderhyre e permiresuar lagjet,pallatet e perreth dhe duke //rritur vleren e prones//-sipas fjaleve te tij.Ide e mire,por me pasoja, se u rrit vlera e prones,por u rriten dhe cmimet dhe qirate e shtepive.Tani Tirana po kthehet ne /molle e ndaluar/ per klasen e mesme e te varfer dhe shume shpejt dhe periferite do te behen te paperballueshme per shumicen e popullsise shqiptare.Te shohim si do t'a zgjidhe kete problem Erioni kur te plase.Nuk do te cuditesha sikur rruget e Tiranes te kthehen si ne L.A, ne nje /Skid Row/ ala shqiptare e mbushur me tenda te pastrehesh.

    Përgjigju
    • 123: 12/08/2022 21:52

      Cfare komentesh. Thua se cdo gje eshte vaj. Populli nuk ka buke te haje ju e beni gjithcka roze. Jetesa eshte e pa perballueshme ne Shqiperi. Pooo hajdutet pushtetaret kriminelet ata nuk pyesin per qera te larta . Edhe cmimet e apartamenteve e perballojne. Droga prostitucioni trafiku i qenieve njerezore jane te ardhurat e tyre. Po keta qe komentojne jane latronazhistet e partise.

    • Iliri: 12/08/2022 08:46

      Me bere per te qeshur vlla. Shan nje hajdut e thua qe e ka fajin se ka bere tiranen… vij vit per vit ne tirane dhe nese heq Ckane bere shqiptaret do shohesh cka vjellur erion veliaj. Seshte problemi tek qiraja por tek rroga dhe papunsia. Pastaj varja ktij tjetrit qe thote kushtet Jane te mira ne konvikt… per koken tuaj me thoni Sa ju paguan rilindia aman…

  • eduarti: 11/08/2022 22:56

    Kushtet ne konvikte jane normale prandaj ata qe kane leke le te shkojne me qera. Shkojne me qera se duan te jene te lire dhe te bejne qejf prandaj bejeni, kush do te mesoi dhe te behet dikush nuk pyet pe komoditete te tilla.

    Përgjigju
  • adi: 11/08/2022 21:49

    kush quhen te ardhura mesatare sipask ketyre "agjenteve" me 2 klase shkolle ? dhe PSE JANE NE EURO CMIMET, dhe pse "duhet te grupohen studentet" dmth ka aq shume pse po sja vlene kur dihet qe 90% e ktyre agjensive thjesht pastrim parashe jane dhe ky eshte fakt

    Përgjigju
    • Andi: 14/08/2022 01:01

      Je aq i pa informuar sa me vjen keq per ty. Rroge mesatare quhet ajo qe ka venosur shteti " nese nuk e di shum mire mund te gugellosh". Pagesa ne EURO nuk varet nga agjensite dhe agjentet pasi ti shume mire mund te besh perseri nje llogaritje dhe te besh konvertimin ne lek dhe e paguan. Qs rroga juaj eshte ne lek. Grumbullimi i 2-3 studenteve ne nje apartament nuk po behet sot por ka qe ne vitin 2013 qe une kam qene student vet ku kemi qendruar 5 shoke ne nje apartament 2+1. Gjithsesi Po te kaloj nr sekseresh qe tju gjejne zgeqe per te jetuar duke paguar 2000 lek dhe jo 300€ të jetosh si zoteri me kushte te mira. ????????

  • joni: 11/08/2022 19:37

    Kjo qe e ka shtepine ne elbasan eshte me e favorizume se nje qe e ka tek fresku ne tirane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja