Prej shumë kohësh mospajtimi mes tifogrupit “Tifozat Kuq e Zi” dhe kreut të FSHF-së Armand Duka, duket se situata po shkon drejt përmirësimit.
Nesër në orën 11:30 është caktuar një takim mes përfaqësuesve të TKZ dhe presidentit Duka.
Në mbledhje do të ketë edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit për të diskutuar në lidhje me problematikat në stadium dhe bojkotin e Tifozëve Kuq e Zi në ndeshjet kur kombëtarja luan brenda.
Nga mbledhja e nesërme pritet që Federata, Policia dhe TKZ të bien në konsensus për mbarëvajtjen në ndeshjet e kombëtares, të cilat janë braktisur nga Tifozët Kuq e Zi prej më shumë se një viti në ndeshjet brenda.
Komento