Merr fund pengmarrja e armatosur në Francë, policia liron pengjet

Merr fund pengmarrja e armatosur në Francë, policia liron pengjet

Forcat Speciale franceze pranë vendit të ngjarjes

Ka marrë fund pengmarrja e armatosur në Paris pasditen e sotme. Policia ka arritur të prangosë autorin e kësaj pengmarrje dhe të lirojë dy pengjet pas rrethimit të ndërtesës. 

Zyrtarët u thirrën në vendin e ngjarjes në rrethin e 10-të të Parisit, ku pretendohej se një person ishte i armatosur, mbante në dorë një lëndë shpërthyese si dhe një pistoletë dhe se kishte marrë peng disa persona, përfshirë një grua shtatzënë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb konfirmoi se ata ishin liruar të martën në mbrëmje. Sipas policisë, një pengu iu hodh benzinë dhe u godit në fytyrë përpara se të arrinte të shpëtonte. Pengjet e tjera gjithashtu mendohet se u është hedhur benzinë. Ndërsa një burim pranë vendit të ngjarjes tha se pengmarrësi donte të fliste me ambasadën iraniane dhe qeverinë franceze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë