Gradat vetëm me konkurs në Policinë e Shtetit, zbardhet vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë

Gradat vetëm me konkurs në Policinë e Shtetit, zbardhet vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë

Vendimi i Gjykatë së Lartë, grada e drejtuesit të parë dhe Gjykata Kushtetuese

Pas më shumë se një dekade, Gjykata e Lartë heq përfundimisht praktikën e fitimit të gradave në policinë e shtetit, nga nënkomisar deri në nivelin Drejtues i Parë, me vendime gjykate. Sipas Gjykatës së Lartë, askush nuk mund të fitojë një gradë pa ju nënshtruar më parë konkursit me komisionin e ngritur nga policia e shtetit.

Sipas pikës 66 të vendimit thuhet: “Në vijim të përfundimit njësues Kolegji vlerëson se plotësimi i kriterit të ushtrimit të funksionit të kërkuar për gradën e pretenduar dhe vjetërsisë në gradë, nuk mund të sjell përfitimin gjyqësisht të gradës policore të pretenduar, pa iu nënshtruar procedurës së konkurrimit vlerësues nga komisioni i gradimit, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 108/2014”.

Prej kohësh gradat në policinë e shtetit fitoheshin me konkurs dhe praktikë gjyqësorë, ndërsa nga kjo e hënë, 2 gusht 2021, askush nuk mund të fitojë më një gradë në polici pa konkurs.

ReportTv mëson ekskluzivisht se një ndër gjykatat që ka dhënë më shumë grada policore me vendime gjyqësore është ajo e Vlorës. Ndërsa ky vendim unifikues erdhi pas padisë së efektivit Leonard Ndreka që kërkoi gradën me gjykatë, por kjo kërkesë u rrëzua.

"Gjykata e Lartë vlerëson me rëndësi koherencën në praktikën gjyqësor,si dhe interpretimin e drejtë dhe uniform të ligjit nga ana e të gjitha gjykatave të faktit të Republikës së Shqipërisë. Në vazhdën e publikimit të vendimmarrjes së kolegjeve të Gjykatës së Lartë, në ndihmë zbatuesve të së drejtës dhe opinionit publik, Kolegji Administrativ i kësaj gjykate njofton se në datën 15.07.2021, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen administrative me nr.31003-01562-00-2018 Regjistri Themeltar, e cila shënon vendimin e parë njësues të këtij Kolegji në fushën e të drejtës administrative.

Në përfundim të këtij gjykimi, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konkludoi në sentencën unifikuese:

Procesi i fitimit të gradave policore nga niveli “Nënkomisar” deri në nivelin “Drejtues i Parë”, duhet t’i nënshtrohet domosdoshmërisht procedurës së vlerësimit konkurrues, sipas parashikimeve të neneve 50-60 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Plotësimi i kritereve formale për fitimin e gradës, si vjetërsia në gradën pararendëse dhe/ose ushtrimi efektiv i funksionit në përputhje me gradën e pretenduar, nuk mund të sjellin fitimin gjyqësisht të gradës policore, pa iu nënshtruar më parë punonjësit e Policisë së Shtetit një procesi vlerësimi konkurrues nga komisioni i gradimit", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

(Kliko këtu për vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bilo pilafi: 02/08/2021 18:48

    Vetem une i veteshpalluri Rektor e kam ne dore tani.

    Përgjigju
  • State of Law: 02/08/2021 16:14

    Ka shume qe i kane marre gradat me logjiken ligjore te hedhur poshte nga Gjykata e Larte dhe kane kapercyer 2 ose 3 grada njeheresh pa asnje lloj vleresimi konkurues!!!!! Duhet tu hiqet grada e marre padrejtesisht te kthehen ne gradat qe kane pasur dhe ti nenshtrohen vleresimit konkurues! Çdo gje marre padrejtesisht duhet te kthehet!

    Përgjigju
  • Agron: 02/08/2021 14:34

    Tani u kujtuan keto plehrat per te nxjerre vendimin,tani ska ngelur me rilindas apo hajdut pa e blere graden ne gjykate dhe tek dr pergjithshem,dhe ky ndreka qe ka ngel ka ngel se eshte super koprac dhe si ka cuar haracin shefit te personelit ne drejtori te pergjithshme te policise.

    Përgjigju
  • Miku: 02/08/2021 14:23

    Gjithmone me konkurs ka qene Por ka funkisonu me mik.. Dhe boll me mashtrime se na hapet barkun!!! Ka marre fund ky vend.. dmth ka qene i marre fund Tashi po e zhysin sa me thelle..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës