Merr fund qeverisja më jetëgjatë në Izrael, Netanyahu humb pushtetin pas 12 vitesh! Opozita bie dakord të formojnë qeverinë e re të unitetit (VIDEO)

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t'i jepte fund qeverisjes 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udhëheqësi i partisë qendrore Yesh Atid, njoftoi se marrëveshja e koalicionit të unitetit ishte arritur me sukses.

Nën një marrëveshje rotacioni, kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të shërbente si kryeministër i pari përpara se t'i dorëzohej  Lapid. Tani pritet që kjo marrëveshje të votohet në parlament para se qeveria të betohet.

"Unë premtoj se kjo qeveri do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve izraelitë, atyre që e votuan atë dhe atyre që nuk e bënë atë. Ajo do të respektojë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të bashkuar dhe lidhur të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite", tha Lapid.

Nëse koalicioni nuk arrin të fitojë mbështetjen e një mazhorance në parlamentin me 120 vende, ekziston rreziku që vendi të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet. Partia e krahut të djathtë të Netanyahu, fitoi më shumë vende në sondazhin jo përfundimtar të marsit, por ai nuk ishte në gjendje të formonte një koalicion qeverisës pasi iu dha mandati.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja