Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se i riu ka marrë me qira një makinë dhe nuk e ka kthyer më në firmë. Policia arrestoi shtetasin në kërkim Romarjo Çepele, 21 vjeç, banues në fshatin Fier-Shegan, Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 29.08.2017, me anë të mashtrimit, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara, ka marrë me qira te firma “ADS” në lagjen "Apollonia", mjetin tip "Ford Fiesta" me targa AA 864 RN dhe nuk e ka kthyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Mashtrimi" parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com