KED ende pa listë finale për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

KED ende pa listë finale për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

TIRANE - Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka mundur as në mbledhjen e fundit të korrikut të përmbyllë listat me kandidatët për gjyqtar Kushtetues dhe ata për Inspektor të Lartë të Drejtësisë që do t'i dërgohen parlamentit për votim.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpall një tjetër kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, pas verifikimit në këtë institucion për vakancat në Kushtetuese.

Elsa Toska është kandidatja e pestë. Ndërkohë që KED i ndaloi kandidimin për në Kushtetuese, Sinan Tafajt, Valbona Balës, Klodian Rados, Petrit Kajës Gëzim Allarajt, Fiona Papajorgjit dhe Rexhep Bekteshit. 

Në mbledhjen e datës 30 korrik Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi t'i lejojë kandidimin Artur Metanit në garën për Inspektorit të Lartë i Drejtësisë. Ndërkohë që vendosi t'i ndalojë kandidimin Genci Gjonçajt, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.

"Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese", thotë KED.

Ndërkaq, "vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidatëve Eris Hysi dhe Klodian Rado për vendin vakant, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve Zhaklina Peto dhe Marsida Xhaferllari, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi", thuhet në njoftim.

Ku bazohet verifikimi i kandidatëve

- në lidhje me kontrollin e pasurisë, hetimi i ushtruar dhe raporti i kontrollit nga ILDKPKI, të dhënat e sjella nga me shumë se 45 institucione publike dhe subjektet private të fushës bankare, financiare, tregtare, tatimore, sigurimeve shoqerore etj., në përgjigje të kërkesave për informacion të Këshillit, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

- në lidhje me figurën dhe integritetin, hetimi i ushtruar dhe raportet apo përgjigjet zyrtare të dërguara nga institucionet publike si Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, të gjitha institucionet e shërbimeve informative, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

- në lidhje me kushtet e tjera ligjore të kandidimit, verifikimi dhe hetimi mbi dokumentacionin e kandidimit të paraqitur nga vetë kandidatët, të dhënat zyrtare të sjella nga institucione publike dhe subjekte private mbi kërkesat për informacion të Këshillit lidhur me karrierën, përformacën e kandidatëve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e kandidatëve në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit.

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vlerëson se është rasti për të përshëndetur dhe falenderuar për përgjegjshmërinë, korrektësinë dhe shpejtësinë, në dhënien e përgjigjeve dhe sjelljen e informacioneve të plota dhe profesionale të kërkuara nga shumica dërmuese e institucioneve publike dhe subjekteve private", thuhet në një njoftim të KED-së.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut