‘Merr pjesë në festivale’, Luiz Ejlli u përgjigjet fansave: Të detyruar të publikojmë projekte që pëlqehen nga masa

‘Merr pjesë në festivale’, Luiz Ejlli u përgjigjet fansave: Të detyruar të publikojmë projekte që pëlqehen nga masa

Këngëtari Luzi Ejlli

Këngëtari Luzi Ejlli, ka sjell disa këngë për publikun që pas daljes së tij nga “Big Brother Vip Albania”, por ende nuk ka marr pjesë në asnjë kompeticion muzikor.

Ndjekësit e kanë pyetur se përse nuk po merr pjesë në festivale, ndërsa Luizi i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Luizi shkruan se ai dhe bashkëpunëtorët e tij në shumicën e rasteve janë të detyruar të publikojnë projekte që pëlqehen nga masa.

 “Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale… Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe ti bëjnë share këngëve të këtij lloji, të mbajnë frymën kur e dëgjojnë, kur në clube të jenë kryefjala e mbrëmjes, kur të arrijnë miliona klikime, kur ta kalojnë nr e klikimeve të këngëve si psh Të ka lali shpirt, apo Sarile etj, atëhere unë dhe bashkëpunëtorët e mi do ju japim PAFUND këngë të tilla!

Por siç dua dhe siç e kam për detyrë të kujdesem për Lunën, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë “Lunat” e tyre… Prandaj jemi të “detyruar” pikërisht nga zgjedhjet dhe preferencat e shumicës së konsiderueshme që ti japim atë që dëshirojnë dhe që në darkë na paguan dhe na ushqen”, shkruan Luizi.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Nuk dua luftë', presidneti Vuçiç: Albin Kurti provokon, serbët duhet të mbrojnë veten

'Nuk dua luftë', presidneti Vuçiç: Albin Kurti provokon, serbët duhet të mbrojnë veten