Merren në mbrojtje pas kërcënimit
5 gjykatësit që dënuan imamët

Një ditë më parë dhanë dënimin me 126 vite burg për nëntë imamët nën akuzë për terroizëm, 5 anëtarët e trupit gjykues merret nën mbrojtje 24 orë nga forcat speciale.

Vendimi i marrë nga trupi gjykues u prit me thirrje e kërcënime për gjykatën nga të pandehurit e familjarët e tyre. Të dënuarit janë irrituar jashtë mase me vendimin, kanë përmendur terma në gjuhën e Kuranit dhe brenda sallës së gjyqit i janë drejtuar trupit gjykues me fjalët: “Shumë shpejt ju keni për ta marrë dënimin”.

Pas perfundimit te seances gjyqësore avokati i grupit të imamëve në një prononcim përmediat tha se “ky vendim duhet të acarojë gjithë Republikën e Shqipërisë, është kundër besimit, asaj që ndiejnë besimtarët".

"Ankimin do e bëjmë ditën, jo siç u dha vendimi natën…shpallet vendimi jashtë orarit zyrtar, është shkelje e hapur…ka qenë totalisht një diskriminim nga fillimi deri në fund, vendimin e prisnim nuk është se nuk e prisnim…gjykata e dha vendimin për 50 minuta”.


Redaksia Online
(l.q/Shqiptarja.com)



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë