Merret peng për disa orë babai i sulmuesit të Juventusit, Carlos Tevez. Babai adoptues i Carlos Tevez ishte rrëmbyer mëngjesin e së Martës në Argjentinë më pas u lirua.

Babai i sulmuesit të Juventusit u ndalua ndërsa ishte në timonin e makinës së tij Volksvagen Vento nga tre njerëz në Moro në perëndim të Buenos Aires.

Disa orë më vonë makina u gjend në zonën e Villa Devoto. Hetuesit fillimisht pretendonin se autorët nuk ishin në dijeni të identitetit të personit që kishin rrëmbyer dhe se kërkesa për pagesën e gjobës erdhi vetëm pasi kishin mësuar se ishte i ati i Tevez.

Familjarët e futbollistit kanë paguar gjobën e vendosur ngarrëmbyesit, 40 mijë euro. Segundo Tevez, i ati i sulmuesit mësohet se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

d.b/shqiptarja.com