Disa persona të paidentifikuar kanë mbajtur peng një qytetar në Laç të cilin më pas edhe e kanë grabitur. Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës së datës 2 nëntor, ndërsa policia njoftoi sot rreth këtij rasti, pasi ka arritur të zbulojë makinën e vjedhur, por jo autorët.
/Shqiptarja.com
Qytetari i dëmtuar ka qenë duke ecur me makinën e tij tip ‘Golf’, ndërsa grabitësit i kanë zënë pritë, ata fillimisht e kanë dërguar në një shtëpi të braktisur dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur t’i marrin edhe 2 mijë euro. Policia po punon për identifikimin e autoreve dhe arrestimin e tyre.
Redaksia online
D.T/Shqiptaja.com












