Merret vendimi: Mbyllen lokalet, restorantet dhe fast-food në të gjithë Shqipërinë deri më 3 prill

Merret vendimi: Mbyllen lokalet, restorantet dhe fast-food në të gjithë Shqipërinë deri më 3 prill

TIRANË - Pas Tiranës edhe Durrësit, janë mbyllur lokalet në të gjithë Shqipërinë, një masë kufizuese kjo deri më 3 prill si masw parandaluese ndaj koronavirusit.

Vendimin e ka firmosur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu.

Mbylljes nuk i kanë shpëtuar as Fast-Food-et. Përjashtim bëjnë shërbimet 'delivery', ku personat që sjellin ushqime në shtëpi duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës.

Lokalet dhe restorantet do të qëndrojë hapur vetëm në ambiente akomodimi, si hotele, ku shërbimi në lokal dhe restorant do të jepet vetëm për personat që janë të akomoduar për fjetje në hotel dhe për asnjë person të jashtëm. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 14/03/2020 09:01

    Masat janë shumë të duhura në këtë moment, të shpresojmë që kompensimet për mbylljet të jenë po ashtu, pasi shtetet në Europë po i kompensojnë bizneset për mbylljen: ose ju japin një shumë afrofe, ose iu heqin detyrimin për pagesë të kotizacioneve sociale/ ose shtyrjen e tyre për vitin tjetër, pra plane për lehtësimin e tyre financiar. Urojmë që qeveria të kujdeset në këtë pikë në mënyrë që të mos gadasë bizneset dhe sipërmarrjet të cilat të ardhurat e tyre i kanë nga kontakti i drejtëpërdrejtë me klientë.

    Përgjigju
  • Mirditor: 14/03/2020 08:26

    njerzit duhen te jen te lire te levizin veq e veq jo te mbyllen mrenda ne shtepi po endacaket qe rrin rrugve kush mendon per ta? ku eshte ministria e shendetsis kur helmosen njerzit neper dasma ne lokale ne shkolla pse nuk merren masa te rrepta. pa pastertia ne shqiperi eshte hall i madh shqiptaret nuk lajne duart pijne kafe ne mjedise jo te pastra nuk lajne mjedisin me ilaqin e duhur por me uje pra jemi te pa ditur mungon dituria ne ket fushe. mbani pasterti mbani pasterti

    Përgjigju
    • al ta: 14/03/2020 11:46

      cfar je tu thene o robo?ketu ne iteli nuk te lene as te besh varrim me njerez e te aferm....vetem 2-3 familjare e mjaft ti thu berr berr.arrin ta kuptosh cfar po ndodh ne gjith boten apo futja kot se do te flasesh. pse shkon e shan qeverine kur semuresh ti.....rri mbyll ne shtepi e mos rri afer njerezve deri sa te kaloje kjo gje e lene politiken se dhe trmpi ne amerike tha qe do semuren 200 milion njerez nga kjo gje se esht dicka qe nuk po i gjejne ilacin .

  • Agimi: 14/03/2020 08:12

    Bravo Rama, shumire vetem keshtu mund tja dalim, ka njerz akoma qe e marrin lehte, nuk e kane kuptuar rrezikun e virusit. Vetem duke u mbyllur mund te minimizojme demet. Zoti bekof shqiperine

    Përgjigju
  • Shteti i edi rames ptu....: 14/03/2020 01:04

    MANGESITE NE PASTERTINE E C'DO GJEJE NE SHQIPERI ESHTE NJE PLAGE 30 VJECARE,,,KEMI 30 QE NUK PASTROJME,AS QYTETIN AS NDERTESAT,,DIREKT MBAS 1990,SA HERE NA KANE SHERBYER ME GOTA ME BUZEKUQ NEPER LOKALE,,KULTURA JONE DHE E QEVERISE APO BASHKISE NE KETE ASPEKT ESHTE XERO,,,KY ESHTE NJE TURP KOMBETAR,,,ISPEKTORIATE SHENDETSIE TE MBUSHUR ME ZORRTHARE,,SA NGA VERIU APO JUGU,,SA HERE QE NDERROHEN QEVERITE NE TIRANE E KANE MENDJEN TE MARRIN NDONJE LEK PER TE PLOTESUAR RROGEN E PER TE BERE NJE SHTEPI PA LEJE NE KAMEZ,,,KY ESHTE SHTETI YNE ,,PA PIKEN E RESPEKTIT PER JETEN,,,ME KETA ZORRTHARE DO BESH SHTET O EDI RAMA ,,HARROJE ,,RIKTHE NE ADMINISTRATE TIRANSIT QE KANE LINDUR E RRITUR NE TIRANE ose nga shqiperia mesme QE TE PUNOJNE PA HILE E VJEDHJE,,LARG KATUNAREVE E MALOKEVE,,NE LOKALE DHE RESTORANTE DUHEN LARE GOTAT E PJATAT ME LAVASTOVILJE,,SA LOKALE SOT NE TIRANE KANE LAVASTOVILJE,,,ASNJE..DHE THUA Z.RAMA SE PO BEN SHTET,,QYSH KETU DUKET SE SA DESHIRE KE TE BESH SHTET....

    Përgjigju
  • Bojo: 13/03/2020 20:59

    Baret po dakort qe te mbyllen po me restorantet eshte shume gabim mbyllja

    Përgjigju
    • Lola: 14/03/2020 01:56

      Pse ne restorant s'te kap virusi?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre