
Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar ligjin që ndalon importet e energjisë e naftës nga Rusia dhe një ligj që ndërpret marrëdhëniet normale tregtare me Moskën. Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë në një shënim. Dy masat, me të cilat Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të rrisin presionin ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, u miratuan dje nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, shkruan La Repubblica.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën










