‘Merri numrin Gruevskit’, Meta: S’kam as numrin e Ramës, kam ndërruar telefon

‘Merri numrin Gruevskit’, Meta: S’kam as numrin e Ramës, kam ndërruar telefon

Ilir Meta, president

Pas batutës që kryeministri Edi Rama  bëri në emisionin Repolitix në Report Tv me gazetarin Nikoll Lesi, ku gazetari i tha që të merrte një numër të ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe Rama ia ktheu se do ia merrte Metës, ka ardhur reagimi nga vetë Presidenti.

Gjatë një bisede në emisionin Open me Eni Vasilin, presidenti tha se nuk e kishte as numrin e Ramës pas kishte ndërruar telefonin.

“Jo vetëm numrin e Gruevksit, po as numrin e Ramës se kam, pasi kam ndërruar celular, po komunikojmë përmes shefave të kabinetit dhe sekretarëve”.-tha Meta.

Replikat e Ramës me Lesin në Repolitix

Nikollë Lesi: Merri një numër Gruevskit ta kesh rezervë, se si dihet.

Rama: Do ia marr Presidentit (Ilir Meta) se e ka mik Gruevskin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Vrasja e Kaçifas/ Meta: I kam paralajmëruar shërbimet, të hapin sytë, të përgatitemi për provokime të tjera

Presidenti Ilir Meta ka folur edhe për çështjen e vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas në Bularat. Meta se shërbimet shqiptare duhet të jenë të përgatitura, pasi mund të ketë të tjera provokime.

““I kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë prej kohësh për situata të tilla që s’janë sporadike. E rëndësishme të bëhet një analizë më e plotë e gjithë administrimit të një situate të tillë e të përgatitemi për provokime të tjera, sepse kemi përpjekje në vazhdimësi për të stisur raporte të paqena në funksion të axhendave të ndryshme që si shpërbejnë paqes në rajon”, tha Meta në emisionin Open me Eni Vasilin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 16/11/2018 09:26

    Burre i lig, i gjithi maske je.

    Përgjigju
  • tonin: 15/11/2018 23:47

    normal vetem numri i hungarezit te duhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi