Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare Mel B në librin e saj autobiografik “E vërteta brutale”, ka rrëfyer disa sekrete të errëta nga jeta e saj.
Mel B ka pranuar se gjatë kohës që ishte pjesë e jurisë së “X Factor” merrte 5-6 viza kokainë çdo ditë dhe se kishte tentuar edhe vetëvrasjen.
Isha shumë e trishtuar, jashtë kontrollit. Merrja çdo ditë pesë ose gjashtë rreshta kokainë çdo ditë. Ndjehesha kaq keq gjatë xhirimeve.
![]()
Mel B
Ajo u zëvendësua para gjysmëfinaleve të spektaklit për shkak se gjatë provave i dukeshin nxirjet që i ishin shkaktuar pas përpjekjes për vetëvrasje. Atë kohë Mel B u justifikua se shenjat i ishin bërë prej ulçerës.
Komente

