Një 19-vjeçar i identifikuar si Maldin Hekurani është arrestuar nga policia në Pogradec se poo transportonte 6 emigrantë të paligjshëm.
Në kërkim është shpallur shoku i tij 21-vjeçar i identifikuar si N. Ç., që kontrollonte rrugën dhe sinjalizonte në rast se kishte policë.
Ata merrnin 500-1000 euro për transportin e emigrantëve drejt Tiranës. Hekuran u kap teksa drejtonte me automjetin tip ‘Benz’, brenda të cilit ishin 6 emigrantë të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Të dy shokët që bashkëpunonin ishin banues në Kavajë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)