Merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në kufi të të shpallurve në kërkim, në pranga 6 efektivë të Portit të Durrësit! 20 persona në detyrim paraqitje (EMRAT)  

DURRËS - Gjashtë inspektorë policie të Pikës Kufitare të Portit të Durrësit janë arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në BE të qytetarëve që u ndalohej hyrja në zonën schengen. Ata janë Kalosh Sula, Luan Çelaj, Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi, Eduart Matmuja.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare. Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 të tjerë, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ata kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të policisë të përmendur më lart.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Efektivët që u lanë në 'arrest me burg'

1- Inspektor Kalosh Sula, 57 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
2- Inspektor Luan Çelaj, 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
3-  Inspektor Marsel Farruku, 30 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.Port Durrës
4- Inspektor Naim Kadrimi, 60 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
5- Inspektor Isametin Vranezi, 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
6-  Inspektor Eduart Matmuja, 48 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

Ekzekutimi i masave të sigurimit u krye në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 21/02/2023 11:58

    Paskan pas dore e lehte keta me 50 e 100€ ,hidhuni e shikoni ne vlore minimilisht duan 200€ per te njejten gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!