Merrnin deri në 1500 euro ryshfet për të kthyer patentat e pezulluara para afatit, GJKKO lë në burg 2 zyrtarët e Policisë Rrugore në Tiranë (EMRAT)

Eljo Piçoku, Shefi i Seksionit për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë dhe oficeri Amarido Lika, me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, po në ‘Rrugoren’  e Tiranës janë lënë në burg nga GJKKO sot, e cila konfirmoi masën e sigurisë, pasi u arrestuan 2 ditë më parë.

Ata akuzohen se kanë marrë përfitime të paligjshme dhe u kanë premtuar dhe siguruar qytetarë të ndryshëm, drejtpërdrejt apo mes personave të tjerë, që do t’ju kthenin para afatit të pezullimit lejet e drejtimit të pezulluara sipas Kodit Rrugor.

Arrestimi i Alkid Ndreut, anëtar i komisionit të gjobave në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, frikësoi jo pak shefin e Personelit dhe Shërbimeve Mbështetëse në Komisariatin e Policisë Rrugore, Elio Picoku. 36-vjeçari sinjalizoi në mënyrë të shpejtë Revi Osmanin, që të fshinte të gjitha bisedat për pazaret me kthimin e patentave të pezulluara dhe kontaktin e tij nga celulari, pasi i ishte arrestuar një koleg. Kjo është ajo që tregohet në dosjen hetimore të SPAK në lidhje me arrestimin e Picokut dhe policit tjetër Amarildo Lika, të cilën Report Tv e disponon. Më tej, SPAK ka zbardhur komunikime të shumta përmes celularit që personat e përfshirë kanë kryer për të paguar deri në 1.500 euro që të marrin patentën e pezulluar përpara afatit.

Pasi Revi Osmani kishte mundur të merrte patentën e tij të pezulluar, për të njëjtën gjë ndihmoi edhe mikun e tij, Spiro Tore. Në komunikimet që dy miqtë kanë pasur në Whatsapp konstatohet se Tore kan paguar 900 euro. SPAK ka mundur të administroj edhe disa biseda të Alkid Ndreut dhe Elio Picokut, të cilat përputhen në të njëjtën ditë me dhënien e disa patentave në mënyrë të parregullt para afatit.

Në një tjetër komunikim, konstatohet biseda e Ardit Shehut dhe Enis Ballës. Këtij të fundit i ishte pezulluar patenta për 3 muaj. Mes komunikimeve Shehu i kërkon 1500 euro për të marrë patentën pasi mik pas miku njihnin një punonjës policie, Amarildo Likën. Në këtë rast Enisi nuk i plotësonte lekët, por Arditi i thotë t’i marrë diku borxh pasi polici i donte se s’bënë.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin