Përfitonin kredi nga banka me karta identiteti të falsifikuara dhe më pas zhdukeshin për të mos e paguar.
Sipas policisë së Tiranës, Ergys Çekani, 24 vjeç dhe Miranda Dashhana, 23-vjeçare janë prangosur në operacionin e koduar ‘Përfituesi” pasi në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë falsifikuar disa Dokumenta Identiteti, ku me anë të këtij falsifikimi kanë përfituar kredi të ndryshme në një institucion financiar.
Policia thotë se, kreditë e përfituara nga dy të prangosurit shkojnë në shumën monetare prej 700.000 lekë dhe policia ka sekuestruar Dokumenta për aplikim Kredie, Disa fotokopje Kartash Identiteti me emra të ndryshëm dhe Dy aparate telefonik celular.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
• Dokumenta për aplikim Kredie
• Disa fotokopje Kartash Identiteti me emra të ndryshëm
• Dy aparate telefonik celular.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, "Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave" dhe "Mashtrimi në kredi".
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com