Merrnin makina me qira dhe i shisnin, shkon në 4 numri i të arretsuarvë! Në pranga edhe punonjësi i DRSHTRR në Elbasan

Merrnin makina me qira dhe i shisnin, shkon në 4 numri i të arretsuarvë! Në pranga edhe punonjësi i DRSHTRR në Elbasan

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit policor 'Fraud'. Policia ka arrestuar Rodrigo Lulajn, 25-vjeç punonjës i DRPSHTRR-së në Elbasan dhe Mariglen Zanuni 38 vjeç.

Këta 2 shtetas në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të vënë në pranga tashmë, (një punonjëse e DRSHTRR-së në Elbasan dhe Thanas Bekon) kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

'Si rezultat i veprimeve operacionale të zhvilluara në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fraud", dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapen dhe vunë në pranga shtetasin R. L., 25 vjeç, punonjës i DRSHTRR, Elbasan, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni. Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të vënë në pranga (1 punonjëse e DRSHTRR Elbasan dhe shtetasi Th. B.), kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

Mësohet se Thanas Beko dhe njëri prej punonjësve, kishin marrë me qira 3 automjete dhe më pas u kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë