Dy shqiptarë nga Kosova janë arrestuar në Zvicër pasi akuzohen për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Shqiptarët nga Kosova të moshave 37 dhe 36 vjeç, akuzohen për më shumë se 100 vjedhje, por prokuroria ka mundur të dokumentojë vetëm 38 prej tyre.
Po si vepronin dy të arrestuarit? Përmes dokumenteve të falsifikuara dhe duke përdorur emra kompanish dy të rinjtë merrni me qira në Zvicër mjete e makineri ndërtimi, si eskavator, betoniere, ngarkues me rrota nuk i kthenin më mbrapsht, por i shisni ato në të gjithë Gjermaninë.
Ky mashtrim është zhvilluar nga dhjetori 2019 deri në korrik 2021, ndërsa dëmi i shkaktuar nga vjedhjet është së paku 1.4 milionë euro. Nga mashtrimi i tyre janë prekur edhe disa kompani të njohura në të gjithë Zvicrën, ku shqiptarët nga Kosova përdoronin emrin e tyre për të qenë më të besueshëm.
Disa nga makineritë e ndërtimit ishin të pajisura me GPS dhe kur pronarët kishin vënë re shpejt se automjetet e tyre nuk po shkonin në kantieret e specifikuara, por diku tjetër kishin njoftuar policinë. Kjo vuri në pranga dy të rinjtë.
Ata u arrestuan, ndërsa akuza nga prokuroria u është lexuar në gjuhën shqipe. Duke qenë se të dy të rinjtë kishin lindur në Kosovë, u deshën disa orë për përkthimin dhe leximin e akuzave gjatë seancës gjyqësore.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
69.5%
Vota total: 59
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35
-
'Një fundjavë 5 mijë paund', eskorta rrëfen çfarë ndodh pas dyerve të Forumit në Davos
23 Janar, 12:33
-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
23 Janar, 12:15
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19