Merrnin para, linin në qarkullim
makinat me defekte teknike

Merrnin para, linin në qarkullim<br />makinat me defekte teknike
TIRANE- Dy inspektorë të punësuar në kompaninë private "SGS" janë arrestuar ndërsa një tjetër ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi kanë abuzuar me detyrën duke lejuar që të qarkullojnë automjete me probleme teknike kundrejt një shumës 50-100 mijë lekë të vjetra.

Policia e Korçës bëri të mundur arrestimin në flagrancë të tyre duke i kapur në shkelje të detyrës. Të arrestuarit ishin në cilesinë e "inspektoreve të kontrollit të automjeteve", por ata kanë abuzuar me detyren kundrejt rryshfeteve që merrnin nga persona të interesuar dhe bënin kalimin e automjeteve që ngeleshin në sistemin e kontrollit me difekte teknike.
ARRESTIMI
Ditën e djeshme rreth orëve të pasdites në pikën e kolaudimit të automjeteve në Korçë është ushtruar një kontroll nga ana e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë, të cilët në bashkëpunim të ngushtë me Njesinë e përbashket Task-Forcë në Prokurori arrestuan në flagrancë Anesti Themeli ,62 vjeç, banues në lagjen nr 12 në Korçë, Jorgo Demika, 42 vjeç, banues në lagjen nr 15 në Korçë. Burimet thanë se dy personat me detyrë Inspektorë të Kontrollit të Automjeteve, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor kanë abuzuar me detyrën duke marrë rryshfete nga peronat që kishin interesa të përbashkëta për qakullimin e makinave me defekt. Polica tha se po hetohet në gjendje të lirë Taulant Eshi, 38 vjeç, banues në lagjen nr 1 në Pogradec, me detyrën e inspektorit të kontrollit të automjeteve. Ata janë kapur në flagrance duke i marrë një sasi lekësh në formë rryshfeti, një personi për të kaluar automjetin si të rregullt,pasi ai më parë e kishte ngelur në sistemin e kontrollit për shkak të defekteve teknike.
(Shkrimi eshte botuar sot ne Shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga