Lulzim Basha dorëhiqet si kryetar i PD: Bëj hap pas, por do punoj për ringritjen e partisë! Fillimisht analizë e brendshme dhe më pas organizojmë zgjedhjet nga baza deri te lidershipi

Pas 9 vitesh aspak të lavdishme në krye të Partisë Demokratike dhe humbjeve të njëpasnjëshme, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend. Edhe pse luftoi me çdo mënyrë që pas çdo humbje në zgjedhje të mbante postin e kreut të PD, duket se Lulzim Basha nuk i ka rezistuar më presionit të demokratëve, ku këtë herë kundër i dolën edhe besnikët e tij më të mëdhenj.

Basha deklaratën e bëri gjatë mbledhjes me grupin parlamentar me një fjalim 7 minutësh, ku tha se po bën një hap pas për t'i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike. Duke theksuar se kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, Basha sërish la një shteg të hapur për veten duke thënë se "do të jetë i angazhuar në ringritjen e PD rreth vlerave, parimeve dhe standardeve demokratike".

"Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përçarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët.", tha Basha.

Dorëheqjen, Basha ia atribuoi jo vetëm goditjeve të njëpasnjëshme nga qeveria, por së fundmi edhe luftës së brendshme në selinë blu, që sipas tij ishte arsyeja kryesore që pengoi PD të bënte opozitë të vërtetë. Basha thotë se me aktin e tij të dorëheqjes synon ringritjen e PD-së.

" Shpresa për tu ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë për fat te keq prej afro një viti po kështu goditje të njëpasnjëshme. Përpjekjeve tona për tu ofruar shqiptarëve nje opozitë të tille, përmes denoncimeve dhe goditjes së korrupsionit qeveritar në komisionet hetimore të aferave korruptive dhe hetimit të 25 prillit i është mbivendosur një luftë e brendshme. Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha. Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përçarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët", tha Basha.

Lënia bosh e karriges së kryetarit të PD do të shoqërohet fillimisht me një analizë të brendshme të partisë dhe më pas do të ndiqet nga një proces zgjedhor që do të zhvillohet nga baza deri te lidërshipi.

"Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD", tha Basha.  

Pas mbledhjes, Basha iu drejtua në këmbë një restoranti, i ndjekur nga disa kryetyarë degësh që nuk ishin dakord me largimin e tij, dhe disa anëtarë kryesire. Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj vendoset automatikisht kryetar i komanduar i PD deri kur të zgjidhet kryetari i ri i partisë. Kjo vendoset në bazë të nenit 46 të statutit të PD ku kryetar i komanduar zgjidhet nënkryetari i partisë, ku në PD kishin ngelur dy, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, por Tabaku hoqi dorë nga e drejta statutore.

Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku u rendit forcë e tretë. Pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhjet parlamentare e vendore, situata në Partinë Demokratike u tensionua në shtator të vitit të kaluar, kur ai e përjashtoi Berishën nga partia, pas shpalljes 'non grata' në muajin maj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjë që bëri që partia të ndahej në dy pole.

Karriera politike e Lulzim Bashës nisi që nga shfaqja me KOP në 2004 dhe në 2005 u zgjodh deputet në Qarkun e Elbasanit. Nga viti 2005 deri në vitin 2011, Lulzim Basha, me bekimin e Berishës, mbajti postet e ministrit të Transporteve, më pas të ministrit të Jashtëm dhe në fund atë të Brendshëm, poste të cilat u shënjuan nga afera me rrugën Durrës-Kukës, marrëveshja e detit dhe 21 Janari. Në vitin 2011, Lulzim Basha u zgjodh në krye të Bashkisë Tiranë dhe në 2013 si kryetar i PD, pas dorëheqjes së Sali Berishës, i cili humbi zgjedhjet parlamentare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
Pas dorëheqjes, Basha i qeshur, largohet në këmbë nga selia e PD! Merr në kafe krerët e degëve dhe disa anëtarë të kryesisë (VIDEO)

Pas dorëheqjes, Lulzim Basha, i qeshur, është larguar në këmbë nga selia e PD-së, duke ecur drejt Rrugës së Elbasanit. Më pas ai është ulur në një kafene i shoqëruar nga krerët e degëve, të cilët e kanë mbështetur edhe pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, dhe disa anëtarë të kryesisë.

Ora 18:01
Kryetarët e degëve Kombinat, Mat dhe Dibër kundër dorëheqjes së Bashës: Ndihemi të tradhtuar, duam shpjegime për vendimin

1647880460_Screenshot3.jpg

Kryetarët e degëve Kombinat, Mat dhe Dibër nuk kanë qenë dakord me dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Ata kanë deklaruar se ndihen të tradhtuar nga ky vendim i Bashës dhe se kërkojnë shpjegime.

Ora 17:53
Dorëheqja e Bashës, çfarë ndodh tani, kush e merr drejtimin e PD?  

Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike pas humbjes dramatike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku PD-ja doli parti të tretë me vetëm 13 % votave. Po çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas dorëheqjes së Bashës?

Statuti i Partisë Demokratike, në nenin 46 pika 4, parashikon që në rastet e dorëheqjes së kryetarit të partisë, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në rastin konkret, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi do të mbledhë Këshillin Kombëtar, i cili duhet të komandojë Jorida Tabakun ose Enkelejd Alibeajn në krye të partisë. PD-ja ka pasur katër nënkryetarë, Enkelejd Alibeaj, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma. Por, Duma dhe Gjekmarkaj kanë dhënë dorëheqjen, kështu që Alibeaj ose Tabaku do të zgjidhen në krye të PD-së në mënyrë të përkohshëm. Më pas do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, për të cilin kanë të drejtë të votojnë të gjithë anëtarët e PD-së, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Statuti nuk e ndalon Bashën që të rikandidojë për kryetar.

Po çfarë thotë neni 46? Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Ora 17:32
Basha: Nuk është tërheqje për rehati personale! PD e të ardhmes ta bëjmë bashkë! Dorëheqja ime i hap rrugë një analize të thellë

Lulzim Basha tha se dorëheqja e tij  do i hap rrugë ripërtëritjes së PD për t'u bërë më e fortë dhe një analize të brendshme dhe më pas do të organizohet një proces zgjedhor të lirë dhe transparent nga baze deri te lidershipi.

 "Për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët. Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karriken e kryetarit.  Ndaj dua sot ti them kujtdo që ka besuar dhe beson se PD duhet të shohë drejt të ardhmes, se unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do jem zëri juaj, nuk do ta braktis kurrë sakrificën tuaj, nuk do lodhem kurrë për t’u shprehur mirënjohjen, për sakrificat, mundin dhe kontributin tuaj, dhe me vendosmëri do bëj gjithçka, që ato të mos shkojnë dëm, por ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj. Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj, duke u përkushtuar me mish e me shpirt per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standarteve tona si demokratë.Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet Partia Demokratike dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.   Shqipëria meriton dhe do të ketë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve, në krah të interesit qytetar dhe kombëtar dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per tu përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit, për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracisë. Me mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar e qëndrojnë për një PD të vlerave kombëtare, qytetare dhe Euro-Atlantike, dua të siguroj të gjithë demokratët, simpatizantët, mbështetësit, dhe votuesit tanë se këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në mendjet dhe zemrat e demokratëve.Me vendosmërinë e pathyeshme për të vazhduar betejën me dhe për demokratët, me dhe për Partinë Demokratike, si e vetmja shpresë për shqiptarët, për të mundur të keqen dhe për të ardhmen e Shqipërisë", tha Basha.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lolita: 22/03/2022 00:20

    DUHET te gjeni nje njeri per kryetar,,,qe te vije nga jashte,,,ka mjaft djem e vajza qe kane studiuar jashte dhe punojne jashte,,,,,vetem me keta individe mund te fitoje PD,,,,me keta H*** qe keni ketu do rrini ne opozite edhe 100 vjet....

    Përgjigju
  • Mesuesi i matematikes: 21/03/2022 23:35

    Iku ai qe nuk dinte tabelen e shumezimit ku sipas tij 7x7=42

    Përgjigju
  • Qobani: 21/03/2022 21:08

    Ma mir na bjen të bahemi sa ma shum Njrëzor,jemi dal prej renit tpunës,po jetojm me bukën e huaj,naj ka mar mendet lakmia,në arat tona po mjellët droga,hashashi dhe faqet e zeza,buka ashtë idarja e trupit dhe qetsimi i shpirtit,spo kan llogari ta punojmë,spaku bile ti rrespektojm ato vende që po na e dhan bukën e gojes,të punojm tgjithë së bashku të pa ngopurot sa ma shpejtë ti shtim në shishe,na duhen me zhvillu Industrin

    Përgjigju
  • Rea: 21/03/2022 18:46

    Drejtiminn e PDse dota mari perseri krimineli Berisha!Por synimi i ketij krimineli eshte te destabilizoje perseri shqiperine .

    Përgjigju
    • Xxxx: 21/03/2022 19:26

      Cfar po thua po e mori berisha drejtimin PD amerika do ti shkepusi lidhjet fare me partin demokratike ashtu ka deklaruar ndofta nuk e ke ndjekur rea..

  • KOLON P: 21/03/2022 18:46

    Luli bëri gabim dorheqje: 1.Luli në vite ka qene nën tutelen e S.Berishes.Nuk ka Marr Vendime pa OK të Sb. 2.Lb u zgjidh Kr.Partie në 2021 pas humbjes me OK të Sb. 3.Lb perjashtoi Sb nga partia me porosi të Amerikes që e shpalli non grata.Tashme Amerika e LA në balte. 4.Sulmi ndaj Lb nga Sb pas 9 shtatorit u bë i paprecedente.Kjo çoi në humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit. 5.Dhuna e Sb ndaj SHQUP në 8 janar ishte terroriste. 6.Me Sb kryetar E.Rama merr mandatin e 4,5..

    Përgjigju
  • F-22 raptor: 21/03/2022 18:44

    Nje m*t me pak! Po sa te tjere jane!

    Përgjigju
  • Pushi: 21/03/2022 18:08

    Si vajti puna e ceshtjes ne gjykate apo tash do gje e qart?

    Përgjigju
  • DERDIMEN KASAP RREXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 21/03/2022 18:01

    O lyl shal ngjitmi tani prit kur ta rrasin për shum zullume që ti ke bër. Të pret sapuni që ta kapësh o lyl. Zoti vonon por kur nuk haron që e drejta në ven të shkoi o lyl karalloi.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 21/03/2022 17:54

    Ma ne fund shyqyr

    Përgjigju
  • Tironci: 21/03/2022 17:28

    Po pse, ate e votoi kuvendi i pallatit të kongreseve,,,ka votëbesimin e delegateve,,,KJO ËSHTË PADREJTËSI

    Përgjigju
    • ..Jam ne si ju..: 21/03/2022 17:49

      Lili, sot e tutje thuaj: " Jam vetem nje si ju ! "

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak