Pjesë e grupit kriminal që dërgonin emigrantët me viza false për 10 mijë euro në SHBA e Britani, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë! I dënuar nga GJKKO me 7 vite burg

Pjesë e grupit kriminal që dërgonin emigrantët me viza false për 10 mijë euro në SHBA e Britani, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë! I dënuar nga GJKKO me 7 vite burg

Foto ilustruese

TIRANË- Një 54-vjeçar, pjesë e një grupi të strukturat kriminal, është arrestuar ditën e sotme pasi GJKKO kishte vendosur dënimin me 7 vite e 4 muaj burg. Eduard (Eduart) Haxhiu, ishte pjesë e një grupi kriminal që merrnin deri në 10 mijë euro për kalimin e qytetarëve me pasaporta false drejt Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ai, sëbashku me anëtarët e tjerë të grupit kriminal gjatë periudhës 2019-2022, ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

Të akuzuarit kryesor Bukurije Ahmetaj dhe Elvis  Ahmetaj janë dënuar respektivisht me 12 dhe 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajnë 8 vite Bukurije Ahmetaj dhe Elvis Ahmetaj 6 vjet e 8 muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar. 16 trafikantët janë dënuar me rreth 79 vite burg. Dënimet janë dhënë nga GJKKO më 23 maj 2022. 

Report Tv zbardhi dosjen e SPAK për grupin e strukturuar kriminal që dërgonte qytetar me viza false në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar si dhe vendet e Bashkimit vropian. Këta persona kanë funksionuar si një grup i strukturuar me detyra të përcaktuara qartë, ku merreshin me falsifikimin e letërnjofimeve, pasaportave dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar. 

Dënimet përfundimtare, duke përfshirë uljen me 1/3 prej gjykimit të shkurtuar
Bukurije Ahmetaj 8 vite burg
Elvis Ahmetaj 6 vite e 8 muaj burg
Fatmir (Elvis) Qema 8 vite burg
Eduart Haxhiu  7 vite e 4 muaj burg
Altin Memaj 8 vite brug
Blerim Coka 8 vite burg
Azem Tanushi 7 vite e 4 muaj burg
Xhelil Dautaj 4
Mark Gjinaj (Gjini) 5
Shkëlzen Avduli (Gjoka, Popenga) 2 vite e 4 muaj
Klajdi Llikaj 2 vite e 4 muaj burg
Admir Spahia 2 vite e 4 muaj burg
Drita Sadrija 2 vite e 4 muaj burg
Aida Cenaj 2 vite e 4 muaj burg
Ilir Ferati 2 vite e 4 muaj burg
Juxhin Tirana 2 vite e 4 muaj burg

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)