Është konsideruar përfituesi më i madh i Anglisë dhe tani ka një emër dhe mbiemër. Jonathan Burrows, 44 vjeç, menaxheri ekzekutiv i kompanisë financiare "BlackRock" me një pagë një milion stërlina në vit, prej pesë vitesh nuk ka paguar biletën e trenit që e çonte nga shtëpia e tij, në Sussex, për në qendër të Londrës. Shuma e të gjitha biletave që do të paguante ka qenë 43 000 stërlina (rreth 53 000 euro).
Në vend të kësaj Burrows parapëlqeu të udhëtonte gratis. Prillin e kaluar, Burrows ishte pikasur nga një kontrollor dhe për të shmangur faktin që veprimi i tij do të bëhej publik në media, i kishte paguar hekurudhës shifrën që i detyrohej, plus 450 stërlina shpenzime legale. Natyrisht që historia, në një vend ku banorët e periferisë janë të shumtë, pati një jehonë që menaxheri as që e imagjinonte.
Kjo jehonë vajti deri në Financial Conduct Authority, autoriteti që vëzhgon sjelljen e gjithkujt që punon në qendër të Londrës, ndërkohë që eprorët e Burrowsit nuk dinin asgjë për sjelljen e tij, biletat e papaguara të trenit. Burrows u pezullua nga funksionet dhe ka dhënë dorëheqjen. Hetimi u mbyll, por do të jetë shumë e vështirë për të të gjejë punë në sistemin financiar të vendit. I martuar dhe baba i një fëmijë, Burrows është pronari i dy shtëpive që vlejnë rreth katër milionë stërlina. Të mendosh edhe që nuk ka kredi për të shlyer!./ ATSH/
/Shqiptarja.com